• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nesër tetë orë pa rrymë në Dibër, Qendër Zhupë dhe në zonën e Rekës

Nesër tetë orë pa rrymë në Dibër, Qendër Zhupë dhe në zonën e Rekës

 Dibër, 6 nëntor 2023 (MIA)- Nesër në periudhën prej orës 9 deri në orën 15 pa furnizim me energji elektrike do mbeten të gjithë konsumatorët e zonës së Dibrës.

Ashtu siç informuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza -Dibër, ndërprerja është për arsye të aktiviteteve të caktuara në hidrocentralin "Shpile" në Dibër.

"Për shkak të servisimit në hidrocentralin "Shpile" nga ana e ekipeve të EMV, pa furnizim  të energjisë elektrike më 07.11.2023 (e martë) nga ora 09 deri në orën 17 do të mbeten të gjithë konsumatorët  e komunave Dibër, Mavrovë Rostushë (zona e Rekës), dhe Qendër Zhupë", thonë nga QRMK- Dibër.

Zona e konsumatorëve  të Dibrës, i përfshijnë komunat Dibrës, Qendër Zhupë dhe rajonin e Rekës, Komunën Mavrovë dhe Rostushë, ku në tërësi ka më shumë se dymbëdhjetë mijë konsumatorë. ss/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR