• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nesër skadon mandati i drejorit të ATO-s, dje e caktoi, sot e anuloi konferencën për media

Nesër skadon mandati i drejorit të ATO-s, dje e caktoi, sot e anuloi konferencën për media

Shkup, 6 shtator 2023 (MIA) - Drejtori i Agjencisë Teknike Operative (ATO), Zoran Angellovski dje caktoi konferencë për media, e cila duhej të mbahej sot para Kuvendit, por sot në mëngjes ngjarja ishte anuluar. Mandati i Angelloskit skadon nesër, ndërsa në kumtesën e sotme të ATO-s bëhet e ditur se konferenca për media anulohet për shkak të punëve urgjente.

"Për shkak të punëve urgjente konferenca e paralajmëruar për media e drejtorit të ATO-s para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në orën 11:00 anulohet në kohë të pacaktuar", bëhet e ditur në kumtesën e sotme të ATO-s.

Angellovski si njeri i parë i Agjencisë Teknike Operative (ATO) ishte zgjedhur në Kuvend në vitin 2018 me 83 vota "për".

Mandati i drejtorit të ATO-s, që është ndërmjetësues në përgjigjmin mes operatorëve dhe shfrytëzuesve zgjat pesë vjet, pa të drejtë të rizgjedhjes. 

Në mbledhjen e djeshme të kuvendit deputetët e votuan vendimin për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e drejtorit të ATO-s.

Sipas ligjit, drejtori i ATO-s zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, ndërsa duhet të ketë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve të bashkësive që nuk janë shumicë me propozimin e Komisionit parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Për drejtor mund të zgjidhet personi i cili i plotëson këto kushte: të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, të ketë së paku 240 kredite ECTS, përkatësisht shkallën VII/1 të arsimit në këto fusha: informatikë, elektroteknikë, teknikë kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri telekomunikacioni, siguri, siguri kompjuterike, shkenca juridike ose ekonomike, të ketë minimumi dhjetë vjet përvojë pune pas përfundimit të arsimit në fushat e parashikuara.

Angellovski në një deklaratë për "360 gradë" para dy ditëve paralajmëroi se nëse ATO mbetet pa drejtor, kjo do të krijojë zbrazëti juridike në udhëheqjen me institucionin. 

ATO u krijua në kuadër të reformave në sistemin e sigurisë-zbulimit, pas rekomandimeve të Pribesë për të parandaluar keqpërdorimet në monitorimin e komunikimeve, pas skandalit të përgjimeve masive. Si rezultat i reformave u krijua Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe ATO, të cilat morën përgjegjësitë për pajisjet dhe pajisjet për monitorimin e komunikimeve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR