• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Nesër regjimi i ndryshuar i komunikacionit në rrugën eksprese Shtip - Koçan

Nesër regjimi i ndryshuar i komunikacionit në rrugën eksprese Shtip - Koçan

Shkup, 20 maj 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nesër, më 21.05.2025, në periudhën prej orës 09.00 deri në orën 12.00 për shkak të kryerjes së aktiviteteve teknike do të ridrejtohet komunikacioni në rrugën eksprese A3 Shtip - Koçan nga nyja Krupishtë deri në nyjen Koçan.  

Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ridrejtojë komunikacionin gjatë kësaj periudhe në rrugën e vjetër Shtip - Koçan.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë urdhrat e dhëna të nëpunësve të uniformuar policorë dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat, si dhe rregulloren e komunikacionit për regjimin e ndryshuar të komunikacionit që të sigurohet zhvillimi i sigurt dhe i pandërprerë i komunikacionit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR