• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se nesër në Shkup për shkak të vizitës zyrtare në shtetin tonë të kryetarit të Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, nga ana e Njësitit për Siguri të Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit.

Për komunikacion do të jenë të mbyllura këto rrugë: bulevardi "Aleksandar Makedonski", rruga "Bellasica", bulevardi "Goce Dellçev", bulevardi "Kliment Ohridski", rruga "Mitropolit Teodosij Golloganov", pjesë të rrugës "Franklin Ruzvelt" dhe rruga "Orce Nikollov".

"Për këto shkaqe, Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t'i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e policisë, me qëllim të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion", shtojnë nga MPB.fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR