• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Nesër regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Shkup, 23 maj 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e njoftoi opinionin se nesër në periudhën nga ora 12:00 deri në ora 14:30, për shkak të mbajtjes së protestës sindikale, do të zbatohet regjim i posaçëm i komunikacionit në zonën e qytetit të Shkupit.

Protesta do të zhvillohet përgjatë rrugës nga Parku i Gruas deri te rruga “11 Tetori”, përmes rrugës “Dimitrie Çupovski”, bul “Shën Klimenti i Ohrit” dhe rruga “Shën Kirili he Metodi”, deri te ndërtesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Nga MPB-ja theksojnë se Njësia e Sigurisë në Qarkullimin Rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të qarkullimit në rrugët e sipërpërmendura.

MPB-ja apelon deri te qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet protesta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR