• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Nesër regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të protestës së LSM-së

Nesër regjim i posaçëm i trafikut në Shkup për shkak të protestës së LSM-së
Shkup, 26 qershor 2022 (MIA)- Për shkak të mbajtjes së protestës nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), nesër nga ora 7 deri ora 10 do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në të gjitha rrugët që gravitojnë rreth udhëkryqit të bulevardit “Aleksandar Makedonski” në rrugën “Brigada e 16-të maqedonase” në Shkup. Siç njoftojnë nga MPB, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët e sipërpërmendura, ndërsa komunikacioni do të rikahëzohet në rrugët përreth. MPB-ja apelon deri te qytetarët të respektojnë urdhrat që japin nëpunësit policor ku zhvillohet protesta.    

QËNDRONI TË LIDHUR