• e enjte, 18 korrik 2024

Nesër regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën "Dame Gruev"

Nesër regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore për asfaltimin e rrugës me shtresën e dytë në rrugën "Dame Gruev" në drejtimin e lëvizjes nga udhëkryqi me rrugën "Dimitrie Çupovski" deri në rrugën "Maqedonia", nesër (e shtunë) në periudhën prej orës 8 deri në orën 15 do të vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit, informojnë NP Rrugë dhe Rrugica Shkup. 

Regjimi i përkohshëm do të shënohet me sinjalizim adekuat, ndërsa për shkak të realizimit të aktiviteteve ndërtimore do të jetë e mbyllur njëra, ndërsa pastaj edhe korsia e tjetër e rrugës. 

Nga NP Rrugë dhe Rrugica Shkup u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të jenë të kujdesshëm dhe ta përshtatin shpejtësinë e tyre të lëvizjes sipas kushteve në rrugë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR