Nesër pa rrymë shfrytëzuesit e disa komunave të Shkupit
- Pa energji elektrike nesër do të mbeten disa rrugë nga komunat e Shkupit, Saraj, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Kisella Vodë.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:55, 22 janar, 2024
![Nesër pa rrymë shfrytëzuesit e disa komunave të Shkupit](https://new.mia.mk/images/20240122174527_big_730x400_58.webp )
Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - Pa energji elektrike nesër do të mbeten disa rrugë nga komunat e Shkupit, Saraj, Gazi Babë, Shuto Orizare dhe Kisella Vodë.
Siç njoftojnë nga EVN, në periudhën prej orës 08:30 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit nga fshati Krushopek, (Komuna Saraj) do të jenë pa rrymë, në periudhën prej orës 08:15 deri në orën 10:15, një pjesë e shfrytëzuesve të Trubarevës, nga ora 09 deri në orën 11, disa pjesë të shfrytëzuesve nga rruga "Butelski Venec", në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 15, disa pjesë të shfrytëzuesve nga lagjja Pintija deri te semaforët drejtë Draçevës. qa/ab/
Foto: Arkivi i MIA-s