• e premte, 08 nëntor 2024

Nesër pa rrymë një pjesë e komunave të Gjorçe Petrovit dhe Petrovecit

Nesër pa rrymë një pjesë e komunave të Gjorçe Petrovit dhe Petrovecit

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA) - Nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e komunave të Gjorçe Petrovit dhe Petrovecit, njoftuan nga QRMK Shkup.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. "Voin Drashkovi", "Ibe Palikuqa", shkolla "Dimitar Pop Berovski" në Hrom, komuna e Gjorçe Petrovit.

Nga ora 10:00 deri në 12:00 shfrytëzuesit e fshatit Orman, fshati Nikishtan, objektet afariste në Trudbenik, Ekonomizim me ujërat, Granit, Dars, MBM Kompani, Regjenerator, një pjesë e Rrugës së Novosellës, një pjesë e fshatit Vollkovë, një objekt ekonomik i Teknikës në komunën e Gjorçe Petrovit.

Nga ora 08:30 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. 2, një pjesë e rr. 38, një pjesë e rr. 203 në komunën e Petrovecit.

Pa energji elektrike nesër nga ora 08:35 deri në 11:00 do të mbesin shfrytëzuesit e fshatit Dërma, ndërsa nga ora 10:30 deri në 12:00 shfrytëzuesit e rr. 2 në fshatin Idrizovë dhe lagjja e uikendit përmes autostradës në komunën e Petrovecit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR