• e shtunë, 17 gusht 2024

Nesër pa rrymë disa pjesë të Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Haraçinës

Nesër pa rrymë disa pjesë të Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe Haraçinës

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) -  Nesër prej orës 9:00 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbeten disa nga shfrytëzuesit nga rruga "Vangel Dinu" në lagjen Vllae, komuna e Karposhit.

Në periudhën prej orës 12:00 deri në orën 15:30 nesër pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët "24" dhe "60" në Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit, ndërsa prej orës 8:45 deri në orën 13:00 disa nga shfrytëzuesit nga fshati Mojancë në komunën e Haraçinës.

Siç informoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza - Shkup, ndërprerjet bëhen për shkak të realizimit të ndërhyrjeve investuese për përmirësim të cilësisë së furnizimit me energji elektrike. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR