• e hënë, 01 korrik 2024

Nesër në Kuvend koordinimi i parë zyrtar

Nesër në Kuvend koordinimi i parë zyrtar

Shkup, 2 qershor 2024 (MIA) - Në Kuvend nesër do të bëhet koordinimi i parë i kryetarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive politike, pas seancës konstituive. Paraprakisht, siç informojnë disa deputetë për MIA-n, ka pasur takim joformal të përfaqësuesve të partive parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Gashi konfirmon për MIA-n se nesër do të ketë takim dhe se do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe për atë se kur mund të mbahet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por thotë se nuk e di nëse do të ketë marrëveshje.

Burime partiake për MIA-n thonë se se pari do të formohen komisione për shqyrtimin e këtyre ligjeve dhe më pas ata të vendosen në seancë. Në seancën e nesërme koordinuese, siç bëhet e ditur, do të bisedohet për këtë dinamikë.

Informatat zyrtare për negociatat për përbërjen e Qeverisë së re ndërmjet VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM janë se bisedimet ende po zhvillohen. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për media tha se ende nuk ka asgjë konkrete për përbërjen e qeverisë së ardhshme. Nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër, informojnë se gjatë javës së ardhshme do të ndahet mandati për qeverinë e re kur edhe do të fillojë të rrjedhë afati për formimin e saj.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR