• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Nesër më freskët me temperatura maksimale ditore më të ulëta

Nesër më freskët me temperatura maksimale ditore më të ulëta

 Shkup, 9 korrik 2025 (MIA) - Moti nesër do të jetë me diell dhe më i freskët me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në erë të fortë nga veriu, mbi 60 km/orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 31 gradë.

 Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 29 gradë.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura e ditës do të rritet gradualisht. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR