• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nesër konfirmim i çmimeve më të larta të sisa perimeve dhe frutave

Nesër konfirmim i çmimeve më të larta të sisa perimeve dhe frutave
Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Domate, tranguj, qepë, lulelakër, spec, fasule, thjerrëza, banane, prtokaj, mandarina dhe limonë, janë disa nga frutat dhe perimet për të cilat nesër do të konstatohen çmimet më të larta.
 
Siç kumtoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në në profilin e tij në Fejsbuk, analizat e të dhënave për këto prodhime kanë përfunduar.
 
"Nesër do të caktohen çmimet më të larta për domatet, trangujt, qepët, lulelakrën, specat, fasulet, thjerrëzat, bananet, portokajtë, mandarinat dhe limonët. U bëj thirrje qytetarëve gjithashtu të kontribuojnë në pjesën e plotësimit të lustës së prodhimeve, su dhe të çmimeve për të cilat ata konsiderojnë se duhet të ngrihen në pjesën e frutave dhe perimeve apo prodhimeve të tjera. Kujdesemi së bashku", thekson Bekteshi.
 
Qeveria tashmëe  ngriu çmimin të një pjese të prodhimeve për higjienë, të brumërave, prodhimeve të qumështit dhe të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë deri 450 gramë. ab/
 
foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR