• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nesër hyrje falas në institucionet e muzeve me rastin e Ditës ndërkombëtare të muzeve

Nesër hyrje falas në institucionet e muzeve me rastin e Ditës ndërkombëtare të muzeve

Shkup, 17 maj 2024 (MIA) - "Muzetë për arsim dhe hulumtim" është motoja me të cilën nesër festohet 18 maji – Dita ndërkombëtare e muzeve, datë e cila institucionet muzeale në mbarë botën e shënojnë me aktivitete të ndryshme që nga viti 1977.

Në këtë ditë, ashtu siç kumtojnë nga Ministria e Kulturës, muzetë e vendit tradicionalisht mundësojnë hyrje falas për vizitorët të cilët mund t'i shohin ekspozitat aktuale dhe të njihen me pasurinë lëvizëse kulturore.

"Muzetë, përveç kontributit të tyre si platformë për shkëmbimin e ideve dhe njohurive, kanë një rol të rëndësishëm në edukim dhe janë afirmues të temave që prekin fuqishëm botën dhe që presin të eksplorohen dhe të ndahen. Instritucionet e muzeve ju bëjnë thirrje gjeneratave të ardhshme të trajtojnë sfidat komplekse sociale të ditëve të sotëm në një mënyrë krijuese, dinamike dhe interesante, të informohen për shkaqet dhe pasojat e ndikimit të njeriut në natyrë dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe përgjegjsinë personale të nevojshme për ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme", theksojnë nga Ministria e Kulturës.

Dita ndërkombëtare e muzeve festohet tradicionalisht secilin vit me 18 maj me qëllim promovimin e rëndësisë së institucioneve muzeale në shoqërinë moderne. Dita kushtuar muzeve është vendosur nga Këshilli ndërkombëtarë i muzeve - ICOM me seli në Paris. rq/

Foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR