• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nesër do të nënshkruhet aneksi i Marrëveshjes me të cilin Korridori 8 hyn në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në BE

Nesër do të nënshkruhet aneksi i Marrëveshjes me të cilin Korridori 8 hyn në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në BE

Shkup, 15 maj 2023 (MIA) - Siç paralajmëroi në brifing për mediat, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllogoj Boçvarski nesër në Mal të Zi do ta nënshkruajë aneksin e Marrëveshjes me BE-në me të cilin korridori 8 bën pjesë në rrjetin e korridoreve kryesore në rajon dhe në BE, ndërsa ky është një nga argumentet e Qeverisë për përdorimin e flamurit evropian për ndryshimet ligjore për projektin me "Bektel dhe Enka". 

Në atë kontekst, nga Qeveria e përsëritën porosinë për rëndësinë e përfundimit të ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 d gjegjësisht të katër autostradave, të cilat do t'i ndërtojë Bektel dhe Enka.

Për projektin me konsorciumin amerikano - turk "Bektel dhe Enka" nuk është biseduar në takimet e para pak kohe në SHBA të delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, sepse, siç thonë nga Qeveria, bëhet fjalë për projekt për të cilin ka ligj, ndërsa opozita bën bllokada vetëm për qëllime politike ditore. 

Nga Qeveria përsërisin se ndryshimet e pesë ligjeve janë me flamur evropian sepse ishin bllokuar nga opozita, ndërsa në atë proces, theksojnë se VMRO-DPMNE-ja fshihet pas partisë E majta e cila i parashtron amandamentet. 

"Ndryshimet ligjore do ta përshpejtojnë ndërtimin jo vetëm të këtyre, por edhe të projekteve të tjera me interes kombëtar", thonë nga Qeveria prej ku vlerësojnë se në ndonjë fazë tjetër financimi i këtij projekti do të plotësohet me mjete evropiane dhe se do të përfshihen kompani evropiane. 

Në takimin në Mal të Zi, në të cilin do të nënshkruhet aneksi mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, përveç ministrit Boçvarski, pritet prania e ministrave të Transportit dhe Lidhjeve, si dhe e përfaqësuesve të Bashkësisë transportuese dhe të Komisionit Evropian, me çka një aneks i tillë do të nënshkruhet mes të gjitha shteteve të rajonit dhe Komisionit Evropian. 

Vendimin për nënshkrimin e aneksit me bashkimin Evropian, Qeveria e miratoi më 10 maj të këtij viti. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR