Nesër dhe të premten mot me diell dhe më i ngrohtë, gjatë fundjavës me vranësira me shi lokal
- – Nesër dhe të premten moti do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturave të ditës, përderisa ato të mëngjesit kudo do të jenë negative, njoftoi DPHM.
- Post By Fitore Curri
- 11:57, 19 mars, 2025

Shkup, 19 mars 2025 (MIA) – Nesër dhe të premten moti do të jetë kryesisht me diell me rritje të temperaturave të ditës, përderisa ato të mëngjesit kudo do të jenë negative, njoftoi DPHM.
Nga e shtuna vranësirat do të rriten, ndërsa të dielën në fund të ditës dhe në ditët e para të javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme jugore. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s