• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Negotina me apel që të mos ketë lëvizje në pjesët e përfshira nga zjarri

Negotina me apel që të mos ketë lëvizje në pjesët e përfshira nga zjarri

Negotinë, 12 korrik 2024 (MIA) - Shtabi për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Negotinës edhe sot ka dalë me apel që të mos ketë më lëvizje në zonën e prekur nga zjarri në malin Serta. Shtabi mëngjesin e sotëm ka mbajtur mbledhje koordinuese ku është diskutuar për gjendjen momentale me zjarrin.

"Që në orën shtatë të mëngjesit për të gjithë pjesëmarrësit është siguruar ushqim në aksionin për shuarjen e zjarreve dhe çdo dy orë sigurohet ujë për pije. Në aksionin për shuarjen e zjarrit, përveç Njësisë territoriale kundër zjarreve Negotinë është përfshirë dhe NJTZ-së nga komuna e Kavadarit, Gjevgjelisë, Shtipit dhe Sveti Nikollës së bashku me mekanizimin dhe zjarrfikësit, NP "Komunalec" Negotinë dhe NP "Komunalec" Kavadar, Shoqata e gjuetisë "Vardar" Negotinë si dhe ekipe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim", kumtuan nga Shtabi për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Prej aty theksuan se për momentin po punohet në terren për lokalizimin e zjarrit.

"Njëkohësisht edhe një herë apelojmë tek të gjithë qytetarët që të mos lëvizin në zonat e banuara të cilat janë prekur nga zjarri, përderisa nuk është vënë nën kontroll", apelojnë nga Shtabi.

Zjarri në malin Serta ka shpërthyer të mërkurën rreth orës 10.30. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR