• e shtunë, 10 gusht 2024

Nedellkov: Deklarata e ministres për pagat nuk do të thotë se SASHK ka hequr dorë nga kërkesa e saj

Nedellkov: Deklarata e ministres për pagat nuk do të thotë se SASHK ka hequr dorë  nga kërkesa e saj

Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - Deklarata e ministres së Arsimit dhe Shkencës për rritjen e pagave në arsim nga 10 në 12 për qind nga marsi i vitit 2025 nuk është në përputhje me qëndrimet e SASHK-ut, tha Jakim Nedellkov, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë.

Në një postim në profilin e tij në Fejsbuk, Nedellkov thotë se e njofton anëtarësinë e SASHK-ut dhe publikun tjetër të interesuar se përmbajtja e deklaratës së ministres Vesna Janevska nuk është e dakorduar me SASHK-un.

"Është e vërtetë që kemi pasur takim konstruktiv dy herë dhe qëndrimet e SASHK-ut kanë qenë të qarta: respektimi i Ligjit dhe i Marrëveshjes Kolektive, prej nga vjen kërkesa për harmonizimin e pagave në arsimin fillor dhe të mesëm për 12.15 për qind. Ajo që nga ana e ministres ishte thënë se nuk ka mundësi materiale këtë vit, nuk do të thotë se SASHK ka hequr dorë nga kërkesa e saj", shënoi Nedellkov në Fejsbuk.

Në periudhën e ardhshme pret, siç thotë, "sërish takim me kompetentët në shtet dhe zgjidhje të situatës së krijuar".

"Kërkoj nga anëtarësia e SASHK-ut që të mos i nënshtrohet provokimit të qëllimshëm dhe tentativës për prishjen e unitetit të SASHK-ut nga individë dhe grupe, të gjitha me qëllim të përfitimit të tyre personal apo kolektiv.

SASHK mbetet e vetmja organizatë që kujdeset për të drejtat dhe interesat e anëtarëve të saj, ka shkruar lideri i SASHK-ut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR