• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ne kemi arsyetim politik për të vendosur një flamur evropian në ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, thotë Mariçiq

Ne kemi arsyetim politik për të vendosur një flamur evropian në ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, thotë Mariçiq

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Nga aspekti politik kemi bazë të vendosim flamur evropian në pesë ligjet lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d për të arritur t'i ndërtojmë këto ausotrada dhe ta kompletojmë rrjetin transevropian të korridoreve në Maqedoninë e Veriut, tha sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.

Mariçiq tha se janë në komunikim të rregullt me Bashkimin Evropian dhe u shpjegoi pse po e bëjnë këtë.

"Atë që unë mendoj se duhet t'i themi njëri tjetrit hapur, ky vendim është marrë për të anashkaluar bllokadën jolegjitime nga E Majta, partia proruse, anti-NATO, anti-BE, e cila do të bëjë gjithçka për të parandaluar korridoret dhe të shkruara në rrjetet evropiane trans-evropiane, dhe për një projekt të tillë të realizuar nga kompania amerikane. Ne besojmë se është një bllokadë jolegjitime të cilën ne në mënyrë legjitime me një instrument në  dispozicion duam ta anashkalojmë dhe për këtë kemi bazë dhe arsyetim politik", theksoi Mariçiq.

Ai shtoi se e dinë që këto ligje nuk janë në përputhje me asnjë acquis evropian, por theksoi se Korridori 8 duhet të përfshihet në rrjetin trans-evropian të korridoreve më 16 maj. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR