• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ndryshimi i Ligjit për zbatimin e sanksioneve – zgjidhje potenciale për të miturit të cilët janë duke e vuajtur masën “udhëzim në SHEP” në Idrizovë

Ndryshimi i Ligjit për zbatimin e sanksioneve – zgjidhje potenciale për të miturit të cilët janë duke e vuajtur masën “udhëzim në SHEP” në Idrizovë

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Në rrjedhë është procedurë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, ku përfshihen edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me vuajtjen e masës “udhëzim në institucionin edukues-përmirësues”, për të cilën MIA zbuloi se vajzat kanë vuajtur dënimin në kushte të papërshtatshme në kuadër të INP “Idrizovë”, për dallim nga djemtë, të cilët kanë Institucionin e tyre të veçantë edukues-përmirësues Tetovë – Vollkovi.

Sipas njohurive të MIA-s, grupi punues është duke punuar në ndryshimet, të cilat do të mbulojnë disa aspekte, duke përfshirë edhe propozimin e zgjidhjes për objektet akomoduese për fëmijët femra që i nënshtrohen masës “udhëzim në SHEP”.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, në konferencën e djeshme për media, po ashtu theksoi se sipas informacioneve të tyre lidhur me këtë procedurë, në të ardhmen në vend të INP “Idrizovë” vajzat që kanë rënë në konflikt me ligjin do të duhet të akomodohen në Shtëpinë Edukuese-Përmirësuese Tetovë – Vollkovi, apo në një vend tjetër, siç tha ai, “më të përshtatshëm”.

Прекубројноста на осудените лица и несоодветните материјални услови во коишто се сместени, несоодветно постапување на затворскиот персонал, условите во коишто се сместени осудените лица во за

Ziberi tha se nga Ligji për ekzekutimin e sanksioneve, INP “Idrizovë” është përjashtuar si institucion që mund të strehojë të miturat.

“Me këtë do ta zgjidhet problemi që e kishin – kushte të këqija për qëndrim, pamundësi për të siguruar mbrojtje përkatëse shëndetësore, mungesë e procesit arsimor, edukim, risocializimi dhe parandalim i kontaktit të të miturave me të dënuarat, respektivisht të mos ketë diskriminim ndaj të miturave”, tha Ziberi.

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, nga ana tjetër, më 23 mars, ka miratuar mendim pas serisë së storieve të MIA-së lidhur me ekzistimin e dy llojeve të diskriminimit për të miturit të cilëve u është shqiptuar kjo masë, me ç'rast ka përcaktuar direkt Vazhdimi i diskriminim të drejtpërdrejt në qasjen deri te arsimi  detyrueshëm nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës  ndaj fëmijëve të cilëve u është shqiptuar kjo masë, por në raport me akomodimin e fëmijvfe femra nuk ka konstatuar diskriminim, duke bërë të ditur se nuk ka arsye objektive për këtë.

Siç bën të Komisioni në mendimin e tij në raport me akomodimin e fëmijëve femra që i nënshtrohen kësaj mase në repartin e femrave në INP “Idrizovë”, Drejtoria ka informuar se është bërë një përshtatje për qëndrimin e tyre, duke përshtatur një pjesë të re të repartit të femrave , i cili është i rinovuar, me ç'rast fëmijët janë tërësisht të veçuar nga femrat e dënuarat të rritura, respektivisht nuk kanë mundësi të kontaktojnë gjatë qëndrimit apo shëtitjes në ajër të pastër. Njëherësh, Drejtoria përmendi se nuk është e mundshme zhvendosja e fëmijëve femra, që vuajnë këtë masë, meqë për të njëjtën nuk ka mundësi ligjore.

Në përputhje me nenin 34 të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, SHEP-ja e vetme për femra është SHEP-ja për femra në INP Idrizovë. Përveç pengesës ligjore, Drejtoria njofton se objektet në SHEP-Tetovë nuk janë të përshtatura në aspektin hapësinor për ndarjen e fëmijëve meshkuj nga femrat, të cilët janë në vuajtje të kësaj mase, si dhe nuk ka as të punësuar femra në policinë e burgjeve, që do të ishin kujdesur për të njëjtët, bëhet e ditur në mendimin e KPMD-së.

Në mendimin e tij, komisioni ka vlerësuar se akomodimi në SHEP në INP Idrizovë të fëmijëve femra, të cilat janë udhëzuar në vuajtjen e kësaj mase, nuk paraqet segregacion në bazë të gjinisë.

"Me fjalë të tjera, sipas definicionit ligjor të segregacionit nga neni 12 i Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, segregimi është ndarja fizike e një personi ose një grupi personash në baza diskriminuese pa një qëllim legjitim ose objektivisht të arsyeshëm. Në përputhje me këtë definicion, për të ekzistuar segregacioni, duhet të ketë plotësim kumulativ të dy kushteve - ndarje fizike e personave ose një grupi personash mbi baza diskriminuese dhe mungesë e një qëllimi legjitim ose objektivisht të arsyeshëm për një sjellje të tillë. Pa ekzistencën kumulative të njërës prej këtyre dy kushteve, ndarja nuk mund të ekzistojë", bën të ditur Komisioni.

Në rastin konkret, Komisioni vlerësoi se ekziston një qëllim legjitim, përkatësisht objektivisht i arsyeshëm, për ndarjen e fëmijëve femra, të cilat udhëzohen që të vuajnë këtë masë në INP Idrizovë.

"Në këtë rast, Komisioni e sheh para së gjithash justifikimin objektiv të ndarjes së fëmijëve në natyrën e vetë masës, e cila kërkon ndarjen fizike të fëmijëve meshkuj dhe femra, të cilët i referohen mbështetjes. Arsyetimi objektiv rrjedh edhe nga neni 34 paragrafi 4 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve, i cili përcakton se institucioni i vetëm korrektues për gratë është DPD në KPD Idrizovë. Përveç kësaj, në drejtim të synimit legjitim, gjegjësisht objektivisht të arsyeshëm, është pasja e kushteve të njëjta për vuajtjen e kësaj mase në SHEP në INP Idrizovë për fëmijët femra, në kuptimin e objekteve akomoduese dhe ndarje të personave të rritur të dënuar, si dhe fëmijët meshkuj. të cilët janë udhëzuar në SHEP në Tetovë.

Megjithatë, në serinë e storjeve të publikuara nga MIA, kemi konstatuar se kur kanë nevojë për diçka, të miturat të cilat vuajnë masës “udhëzim në Shtëpinë edukuese-përmirësuese”, të akomoduara në dhomë të adaptuar në korridor në kuadër të Institucionit Ndëshkues Përmirësues  “Idrizovë”, janë detyruar të bërtasin nga dritarja e tualetit, pasi nuk kanë pajisje për të thirrur shërbimet.

Këto banore janë vendosur në një hapësirë që nuk siguron izolim të plotë, respektivisht pamundësimin e kontaktit me të dënuarat me të cilët janë në kontakt gjatë marrjes së ushqimit dhe shfrytëzimit të kohës së lirë për shëtitje jashtë. Të miturat janë akomoduar në një dhomë të rrënuar dhe të ftohtë, për të cilën thonë se ndonjëherë nuk ka edhe ujë. Aktiviteti i tyre i vetëm atje është vizatimi dhe shëtitje në oborrin, të cilin e ndajnë me të burgosurit e tjerë të rritur dhe për të cilin duhet të presin termin të lirë.

Për dallim nga vajzat, banorët në Shtëpinë Edukuese-Përmirësuese -  Tetovë, ku janë akomoduar 21 djem në mars të vitit të kaluar kur ekipi i MIA-s vizitoi shtëpinë, kanë dhoma të rregullta dhe të pajisura, tualete, klasa, palestër, kënde lojërash në natyrë, mensë, punëtori dhe shumë alternativa të tjera me të cilat e plotësojnë kohën e lirë në mënyra kreative. Me banorët në Volkovi punon një ekip edukatorësh, si dhe një psikolog, pedagog dhe sociolog, ndërsa në Idrizovë të miturit kanë vetëm një edukatore të cilin e ndajnë me të gjithë të burgosurat tjera .

Storjet e MIA-së dhe “Samo prashaj” (Vetëm pyet) zgjuan opinionin dhe nxitën reagime nga disa institucione, duke përfshirë Komisionin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, i cili mori vendim për inicimin e procedurës sipas detyrës zyrtare dhe miratoi mendim, Avokati i Popullit inspektoi Shtëpinë Edukuese Përmirësuese Idrizovë, ku konstatuan konkluzionet e njëjta dhe bënë thirrje për zgjidhje të menjëhershme të problemit me arsimin dhe kushtet në SHEP dhe e futën rastin në raportin vjetor, ndërsa thirrje për zgjidhjen e situatës pas artikujve tan, kanë bërë edhe nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata Maqedonase e Juristëve të Ri.

Rastet janë vlerësuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut. KE ka vlerësuar se nevojiten ndryshime ligjore për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për strehimin dhe risocializimin e të miturave që kanë rënë në konflikt me ligjin dhe të cilave u është shqiptuar masa "udhëzim në Shtëpinë edukuese përmirësuese", duke marrë parasysh se aktualisht vajzat, të cilat duhet ta vuajnë këtë masë, akomodohen në kushte burgu në repartin e grave të burgut të Idrizovës, ku nuk kanë përkujdesje, edukim dhe risocializim përkatës. Komisioni ka bërë të ditur në përmirësim të kushteve për akomodimin e të miturve në objektin e Shtëpisë Edukuese Përmirësuese në Vollkovi. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR