• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor kaluan filtrin e komisionit

Ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor kaluan filtrin e komisionit

Shkup, 13 korrik 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport sot dhanë mbështetjen e tyre për Propozimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, në deklaratën e tij ka theksuar se ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për arsimin fillor bëhen me qëllim të rregullimit të procesit arsimor në institucionet ndëshkuese korrigjuese. Me këtë ligj, sipas Shaqirit, do të sigurohet një proces i vazhdueshëm edukativo-arsimor për të miturit në institucionet ndëshkuese korrigjuese, arsimimi i të cilëve do të përfundohet me dokument për dëftesën e arsimit fillor të përfunduar formal.

Shaqiri theksoi se për të zbatuar ndryshimet ligjore do të duhet të punësohen deri në gjashtë mësues në shkollën shtetërore që do t'i mësojnë fëmijët në institucionet ndëshkuese korrigjuese. Siç tregoi ai, numri i mësuesve të nevojshëm është i ndryshueshëm në varësi të numrit të fëmijëve në institucion, nivelit të arsimimit të tyre, si dhe grupeve apo klasave që do të formoheshin.

Ministri thekson se arsimi fillor në institucionet korrigjuese ndëshkuese realizohet sipas planit të veçantë mësimor dhe planprogramit të veçantë dhe realizohet nga shkolla që ka verifikimin për arsimin fillor për fëmijët në institucionet ndëshkuese korrigjuese dhe realizon mësimin në gjuhën amtare të nxënësit në këto institucione. Me këtë, siç tha ai, do të zbatohen disa nga rekomandimet në raportin e Bashkimit Evropian për progresin e vendit në fushën e të drejtave të njeriut.

Anëtarët e këtij komisioni kuvendor e mbështetën Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Universitetet e hapura qytetare për mësim gjatë gjithë jetës. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR