• e enjte, 05 mars 2026

Ndryshimet ligjore për rend në infrastruturën nëntokësore përkrahen nga Komisioni amë i Kuvendit

Ndryshimet ligjore për rend në infrastruturën nëntokësore përkrahen nga Komisioni amë i Kuvendit

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) - Propozim ligjet për ndryshimin e Ligjit për ndërtim dhe të Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar, sot kanë marrë përkrahje nga Komisioni amë i Kuvendit, i cili pa debat i ka përcjell në procedurë të mëtejshme kuvendore, pasi konstatoi se nuk janë parashtruar amandamente.

Sipas propozuesit, Ministria e Transportit, me ndryshimet e Ligjit për tokë ndërtimore do të vendos rend në insfrastuktrën nëntokësore të lidhjeve (kabllo optike, rrjet telekomunikues, sisteme ujësjellëse dhe të kanalizimit, rrjete gazsjellëse, naftpërçues e tjerë) dhe për herë të parë do të mundësohet regjistrimi i tyre në evidencë të kadastrit të ndërtimeve infrastrukturore në Agjencinë e kadastrit për patundshmëri.

Qëllimi është të ketë mbikëqyrje të qartë në infrastrukturën e lidhjeve në shtet për shkak të planifikimit adekuat dhe racional të ndërtimeve të reja të këtij lloji.

Me ndryshimet mundësohet që edhe komunat të mund të disponojnë me tokë ndërtimore, të paraparë me planin urbanistik për zonat teknologjike-industriale, e në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe mundësisë për kompanitë e vendit që me lehtë t'i realizojnë planet e veta investuese.

Ndryshimet e propozuara të Ligjit për ndërtim, megjithatë, parashikojnë përmirësimin e kushteve për rregullimin e statusit pronësor-ligjor të stacioneve bazë të kompanive të telekomunikacionit, e përmes kësaj edhe shërbime më të mira dhe më efikase të telekomunikacionit për qytetarët.

Në mënyrë shtesë, me ndryshimet në Ligjin për ndërtim rritet niveli i cilësisë së inspektimeve teknike të ndërtesave të kategorisë së parë, me rritjen e kritereve për krijimin e një komisioni për inspektim teknik dhe një qasje profesionale për kryerjen e inspektimeve teknike të ndërtesave të kategorisë së parë, thonë nga Ministria e Transportit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR