• e premte, 27 dhjetor 2024

Ndryshimet ligjore për liberalizimin e komunikacionit hekurudhor para Komisionit amë të Kuvendit

Ndryshimet ligjore për liberalizimin e komunikacionit hekurudhor para Komisionit amë të Kuvendit

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistem hekurudhor, me procedurë të shkurtuar, me të cilin duhet të mundësohet liberaliizmi i komunikacionit hekurudhor në shtet, sot duhet të shqyrtohet nga Komisioni amë i Kuvendit për Transport dhe Lidhje. 

 Në nenin 16 nga Propozim ligji është theksuar se mundësohet transporti hekurudhor publik për udhëtarë dhe mallra të kryhet nga personi juridik privat vendas apo i huaj, do të thotë hapet tregu për transportues të tjerë hekurudhor.

 "Qëllimi është harmonizimi i legjislacionit evropian në pjesën e hapjes së tregut për shërbime hekurudhore që do të ofrohen nga disa transportues hekurudhor dhe harmonizim  edhe me legjislacionin kombëtar në pjesën e përdorimit të gjuhëve", thuhet në shpjegimin e Propozim ligjit.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në seancën fundit për pyetje të deputetëve apeloi që të votohen ndryshimet e propozuara, duke kujtuar se Qeveria i ka miratuar më 20 qershor të këtij viti, por Kuvendi ende nuk është prononcuar. 

"Nëse duam të kemi një komunikacion të suksesshëm të udhëtarëve dhe mallrave, një ndërmarrje të suksesshme në pjesën e hekurudhave, duhet të bëjmë liberalizim të komunikacionit hekurudhor në shtet", theksoi Boçvarski, në pyetjen pse po anulohen linjat hekurudhore.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR