• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndryshimet kushtetuese të bëhen sa më parë, porositi Bytyqi

Ndryshimet kushtetuese të bëhen sa më parë, porositi Bytyqi

Shkup, 2 prill 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese të cilat duhet të ndodhin dhe të cilat janë një prej obligimeve që i kemi si shtet në rrugën tonë eurointegruese, duhet të bëhen sa më parë, me atë rast pa parë dikush drejt tyre mundësi për grumbullim të pikëve politike dhe të tentojë ta kthejë në jetë frymën nga vitet e 90-ta e cila rezultoi me konfliktin në vitin 2001, thotë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bytyqi konsideron se vendi duhet të vendosë - nëse dëshiron të bëhet pjesë e familjes evropiane e cila numëron mbi 500 milionë banorë apo të mbetet në turbullirën, siç thekson, të qëndrimeve të veta konservatore të cilat ishin pjesë e funksionimit shekuj më parë.

"Vetëm për krahasim, Kroacia para shumë viteve në Preambulën e Kushtetutës së vet i vendosi të gjitha 22 pakicat të cilat jetojnë në territorin e saj dhe fare nuk shoh arsye përse ne nuk bëjmë një gjest të ngjashëm me të cilin në Kushtetutën tonë do të pasqyrohet karakteri multietnik i shtetit me të gjitha atributet e veta. Duke parë përmes prizmës së eurointegrimve, ne këtu duhet të vendosim, nëse jemi për ndjekje të rrugës eurointegruese dhe nëse dëshirojmë të bëhemi pjesë e familjes evropiane e cila numëron mbi 500 milionë banorë, apo do të mbetemi në turbullirën e qëndrimeve tona konservatore të cilat ishin pjesë e funksionimit të këtij rajoni shekuj me radhë. Unë jam për opsionin për zhvillim", potencoi bytyqi në intervistë për "racin.mk". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR