• e premte, 27 dhjetor 2024

Ndryshimet e Ligjit për shpronësim e kaluan filtrin e Komisionit për çështje evropiane

Ndryshimet e Ligjit për shpronësim e kaluan filtrin e Komisionit për çështje evropiane

Shkup, 22 maj 2023 (MIA) - Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështhe evropiane kanë dhënë mbështetje për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shpronësin, me procedurë të shkurtuar, e cila është pjesë e pakos së ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Në kuadër të seancës së Komisionit janë refuzuar tre amendamente të parashtruara nga VMRO-DPMNE-ja opozitare të këtij Propozim-ligji. Pas filtrit të kaluar të Komisionit, Komisioni për çështje evropiane e përcjellë propozim ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi informoi se Komisioni nesër në mesditë duhet të vazhdojë me propozim ligjin e pestë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve për ndërtimin e koridoreve 8 dhe 10 d. "Propozimi i ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjeve për vërtetimin e interesit publik dhe nominimi i partnerit strategik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit infrastruturor 8 (aksi: Tetovë - Gostivar - Bukojçanë dhe projekti për autostradë Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë dhe Korridori 10d (aksi i autostradës Prilep - Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi gjatë debatit të sotëm theksoi se bëhet fjalë për ndryshime të Ligjit për shpronësi, të cilat nuk i përkasin vetëm projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, por të cilat janë të konstatuara me këtë proces dhe do të vlejnë për të gjitha projektet e interesit publik edhe atë jo vetëm për infrastrukturë rrugore. Ai potencoi se përmbajtja e ndryshimeve është mbrojtje e të drejtave të qytetarëve, të drejtave të pronsis dhe të drejtat e qëndrimit.

"Kur bëhet fjalë për objekte, të cilat sipas Kushtetutës janë në interes të publikut, është e mundur edhe të saktësohen, gjegjësisht bëhet fjalë për saktësimin e të drejtës së qytetarëve që ekziston në ligj. Pra, bëhet fjalë vetëm për dëmshpërblim kur duhet të lirojnë objektet e tyre, ndërkohë që gjejnë objektet e tyre ndërkohë. Vetëm kjo. Në këto ndryshime nuk bëhet fjalë për shpronësim, sepse ato gjëra janë të përcaktuara në ligj. Pra vetëm një sqarim për të përshpejtuar procedurën në terren dhe asgjë përtej rregulloreve ligjore ekzistuese dhe në fakt bëhet fjalë vetëm për saktësimin e të drejtave të qytetarëve dhe ato do të zbatohen për të gjitha projektet infrastrukturore dhe nuk është ekskluzivisht vetëm e ndërlidhur me projektin për korridoret 8 dhe 10d", tha Besimi.

Nga ana tjetër, deputetët e qeverisë theksuan se projekti për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d është një projekt infrastrukturor historik, duke theksuar se të gjithë qytetarët në vend meritojnë kushte të mira jetese.

Deputetja e LSDM-së, Lolita Ristova, duke iu drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së, theksoi se procesi drejt rrugës evropiane ka filluar dhe ju mbani çelësin për vazhdimin e këtij procesi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR