• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim urbanistik kaluan në Komisionin për Çështje Evropiane

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për planifikim urbanistik kaluan në Komisionin për Çështje Evropiane

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) – Komisioni kuvendor për çështje evropiane sot pasdite e përfundoi debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar dhe e kaloi në procedurë të mëtejme në Kuvend. Në pjesën e punës pasdite, Komisioni nuk e miratoi asnjë nga shtatë amendamentet e propozuara për vendimin e propozim-ligjit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Menjëherë pas përfundimit të debatit për amendamentet fjalën e mori zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi i cili potencoi se me ndryshimet Ligjit për planifikim urbanistik vendoset metodë e cila do të përdoret për ndërtimin e autostradave dhe gazsjellësve dhe e cila, siç tha, do të japë rezultate më të mira dhe më të shpejta.

"Për ndërtimin e projekteve që janë me rëndësi strategjike ndryshon procedura e ndërtimit e cila do të mundësojë realizim më të thjeshtë dhe më të shpejtë të projekteve", tha Rexhepi.

Pas përfundimit të fjalës së tij, Eli Panova nga VMRO-DPMNE në vërejtjen procedurale tha se është e zakonshme përfaqësuesi i Qeverisë të japë elaborim për ndryshimet në fillim të debatit dhe jo në fund, që të munden deputetët me kundër-argumente t'i replikojnë ndaj fjalimit. Ajo kërkoi në seancën e nesërme të Komisionit fillimisht propozuesi t'i elaborojë ndryshimet e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim me procedurë të shkurtuar, ndërsa më pas deputetët të debatojnë, që ishte pranuar nga zëvendësministri.

Paraprakisht, në fjalën e saj Lidija Petkovska e VMRO-DPMNE-së tha se ndryshimet e zgjidhjes ligjore do të thonë suspendim i të drejtës sonë me keqpërdorimin e flamurit evropian dhe se janë jashtë çdo kornize ligjore.

"Ligjet nuk guxojnë të ndryshojnë për shkak të një projekti të caktuar, por duhet të vendosin sistem për mbrojtje. Me atë që po fshihet marrëveshje me "Behtel dhe Enka" edhe nga kolegët me certifikatë sigurie vetëm se i konfirmoni dyshimet tona, pasi një person juridik i huaj nuk mund të jetë krijues i marrëveshjeve të klasifikuara. Ky është derogim i të gjithë sistemit legjislativ në vend dhe shembull i keq për legalizimin e krimit dhe korrupsionit. Nuk mundet diçka të jetë interes publik ndërsa opinioni të përjashtohet tërësisht", vlerësoi Petkovska, duke shtuar se si parti nuk janë kundër ndërtimit, por kundër shitjes së interesave shtetërore.

Нејзината сопартијка Дафина Стојаноска во својот говор рече дека во коресподентната табела за усогласување со европското законодавство, заради што измените и дополнувањата на Законот за урбанистичко планирање се носат по скратена постапка и со европско знаменце, нема ни име и презиме на потпишан функционер, ниту датум, туку само потпис.

Dafina Stojanoska, bashkëpartiake e saj pyeti se si e kanë përcaktuar se ndërtimi i autostradave do të kushtojë 1,3 miliardë euro pa kurrfarë projekti. "A e keni parasysh se çfarë mund të ndodhë gjatë ndërtimin të rrugës - ura, kalime ose ato do të thonë akoma para. Pa projekt e përcaktoni se do të kushtojë 1,3 miliardë euro ose këtë e thatë vetëm sa u ka kapur syri. Si mundet pa ekspertizë dhe pa debat publik të përcaktohet shuma. Po mbështesni ose po heshtni për një krim, që është vepër kriminale ndërsa kjo është e ndëshkueshme. Jemi shteti më i varfër në Evropë, ndërsa do ta paguajmë autostratën më të shtrenjtë, të paktën dyfish më të shtrenjtë se zakonisht", tha Stojanoska.

Komisioni kuvendor për çështje evropiane nesër do t'i shqyrtojë Propozim-ndryshimet e Ligjit për ndërtim, i cili është pjesë e pesë ligjeve të nevojshme për realizimin e marrëveshjes me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Paraprakisht, Komisioni në procedurën e mëtejme kuvendore i kaloi edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR