• e premte, 27 dhjetor 2024

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat me fat në Komisionin e Kuvendit për çështje evropiane

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat me fat në Komisionin e Kuvendit për çështje evropiane

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Në Kuvend sot Komisioni për çështje evropiane do ta mbajë seancën e 69-të. Në rend të ditës para anëtarëve të këtij Komisioni janë propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe lojërat argëtuese në lexim të dytë.

Me Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat me fat dhe lojërave argëtuese, i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave, ku organizohen lojërat elektronike me fat, respektivisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme me fat, për të cilat kanë marrë pëlqim nga Ministria e Financave.

Siç qëndron në Propozim-ligjin në Ueb faqen e Kuvendit, me qëllim që të zvogëlohet hapja e pakufizuar e vendeve për pagesë në bastore, respektivisht të hapësirave afariste në klubet me automatë, e me këtë edhe të pamundësohet qasja e lehtë e popullatës deri te lojërat me fat, propozohet vendosja e kufizimit të numrit të vendeve për pagesë në bastore me licencë të dhënë, si dhe kufizim të numrit të lokaleve afariste të klubeve me automatë, që hapen me një licencë dhe vendosje të kompensimit për çdo vend të hapur për pagesë në bastore dhe për çdo lokal të ri afarist për automat klube.

"Zgjidhjet themelore e Propozim ligjit janë: bashkëpunëtorët e shoqërisë, që kanë parashtruar kërkesë për licencë ose që dëshirojnë të hyjnë në shoqërinë ekzistuese që posedon licencë për lojërat e fatit, duhet të posedojnë reputacion; hapësirat afariste ku organizohen lojëra të fatit në bastore dhe në klub me automatë, tombolë të tipit të mbyllur dhe lojëra elektronike të fatit, duhet të vendosen në distancë jo më të vogël se 500 metra nga shkollat fillore dhe të mesme; mënyra e matjes së distancës do të
përcaktohet me rregullore, që miratohet nga ministri i Financave; vendoset sistem informativ mbikëqyrës për organizatorët e lojërave elektronike të fatit dhe lojërave të fatit në internet; rritet kompensimi mujor për lojërat e lotarisë dhe lojërat elektronike të fatit; lojërat elektronike e fatit mund të organizohen në hapësira ku organizohen lojërave të veçanta të fatit për të cilat Ministria e Financave ka dhënë pëlqim; vendoset mënyra e re e llogaritjes dhe pegimit të detyrimit të veçantë për organizatorët e lojërave të veçanta të fatit (kazino, batore dhe klub me automatë); vlera e kompensimit për lëshimin e licencës për bastore, rritet nga 105.000 euro në 200.000 euro, kufizohet numri i vendeve të pagesës në 25 për një licencë të lëshuar. Për çdo vend të ri të pagesës mbi 25, organizatori do të paguajë kompensim në vlerë prej 10.000 eurove; vlera e kompensimit për lëshimin e licencës për klub me automatë, rritet nga 78.750 euro në 100.000 euro. Licenca për organizimin e lojërave të fatit në klub me automatë i referohet tri hapësirave afariste dhe vendoset kompensim në vlerë prej 30.000 eurove; rregullativa e lojërave të fatit në internet përforcohet me zbatimin e Rekomandimit të Komisionit mbi parimet e mbrojtjes së konsumatorëve dhe lojtarëve të shërbimeve online të bixhozit dhe parandalimit të të miturve të shfrytëzimit të bixhozit përmes internetit", qëndron në kumtesë.

Paraprakisht, Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asociacioni i organizatorëve të lojërave me fat (AOLF) kërkuan tërheqje urgjente të Ligjit për lojërat me fat dhe formimin e grupit punues nga ekspertë, përfaqësues të industrisë dhe Qeverisë me qëllim të miraitmit të ligjit të ri funksional. Potencuan se nëse apelet nuk japin rezultat, janë të gatshëm të organizojnë protesta masive. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR