• e premte, 27 dhjetor 2024

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese e kaluan filtrin e komisionit

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese e kaluan filtrin e komisionit

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese sot morën mbështetje nga anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje evropiane.

Për deputetët e opozitës, me vendosjen e këtij propozim-ligji në rend të ditës në këtë Komision, keqpërdoret flamuri evropian dhe se nuk ka kurfarë lidhshmërie me rregullativën e Bashkimit Evropian. Deputetët e VMRO-DPMNE-së potencuan se në kushte të inflacionit tejet të madh dhe varfërisë, Qeveria në shtet hapë tre kazino të reja për bixhoz onlajn. Theksuan se në vend të investimeve, qyytetarët fitojnë bixhoz. Theksuan se paratë nga bixhozi përfundojnë në biznese të afërta me BDI-në, ndërsa në Kuvend, siç thanë prezantohen se duhet të ndryshohet Ligji me flamur evropian me qëllimin e vetëm sepse ky biznes metastazon dhe paraqitet bixhozi onlajn. 

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska në fillim të mbledhjes në vërejtje procedurale theksoi se nuk lihet kohë e mjaftueshme që deputetët në mënyrë cilësore dhe hollësisht t'i përkushtohen temës për Onkologjinë.

"Ja si arrini të krijoni një defokusim, në njërën anë bëni defokusim nga tema për Onkologjinë, ndërsa nga ana tjetër i zhvilloni vetëm interesat dhe bizneset tuaja personale, e ai është biznesi me ligjshmërinë përfundimtare të një video-lotarie të re paralele në shtet", tha Stojanovska.

Stojanovskës i replikoi kryetari i Komisionit për çsjtje evropiane, Arbër Ademi, i cili tha se nëse janë për respektim konsekuent të Rregullores, atëherë duhej të kërkonin dy vite nga Komisioni për financim dhe buxhet për vendosje në rend dite të kësaj pike.

Me Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese i cili është propozuar nga Qeveria, propozohet kufizimi i hapësirave në të cilat organizohen lojërat elektrionike të fatit, përkatësisht të mund të organizohen vetëm në hapësira të lojërave të posaçme të fatit për të cilat kanë marrë pajtueshmëri nga Ministria e Financave.

Siç qëndron në Propozim-ligjin e publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me qëllim që të ulet hapja e pakufizuar e pikë-pagesave afër bastoreve përkatësisht e hapësirave afariste afër klubeve automatike, e me atë edhe të pamundësohet qasja e lhetë e popullatës drejt lojërave të fatit, propozohet vendosja e kufizimit të numrit të pikë-pagesave të bastoreve me licencën e dhënë, si dhe kufizim i numrit të hapësirave afariste të klubeve automatike që hapen me një licencë të dhënë dhe vendosje të kompensimit për çdo pikë-pagesë të re për bastore dhe për çdo hapësirë të re afariste për klub automatik. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR