• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndryshime kushtetuese dhe reforma për hyrje të Maqedonisë së veriut në BE, zgjerimi edhe në fokus të politikanëve evropianë

Ndryshime kushtetuese dhe reforma për hyrje të Maqedonisë së veriut në BE, zgjerimi edhe në fokus të politikanëve evropianë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Tema për zgjerimin e BE-së, korniza kohore me të cilën caktohet periudha për përmbushje të disa kushteve të caktuara dhe reformave nga ana e vendeve aspirante, por edhe ndryshimet që duhet të ndodhin në vetë Unionin në mënyrë që të mundësohet hyrja e anëtareve të reja këto ditë janë në fokus jo vetëm tek ne këtu por edhe në Bruksel dhe mes vendeve-anëtare të Unionit.

Për Maqedoninë e Veriut kjo do të thotë përmbushje e kushtit për ndryshim të Kushtetutës, për çka tashmë filloi procedura kuvendore dhe realizimi i disa reformave të caktuara. Pushteti dhe pjesa më e madhe e partive i mbështesin ndryshimet kushtetuese, përderisa partia më e madhe opozitare edhe përkundër bisedimeve dhe thirrjeve dhe takimeve me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar mbetet në qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese dhe për zgjehdje të shpejta.

If we adopt the decisions in Parliament, North Macedonia will be the first Western Balkan country to join the European Union in 2030, said Prime Minister Dimitar Kovachevski in an interview T

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski mbrëmë në një intervistë televizive deklaroi se nëse i sjellim vendimet në Kuvend, Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030.

Ai theksoi se ajo që e tha kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell në Forumin Strategjik të Bledit dhe deklarata e sotme e Komisionerit Ecropian për Zgjerim, Oliver Varheji, tregon se Evropa po hyn në një proces të reformave për shkak të zgjerimit dhe nevojës që vetë Unioni të përgatitet për anëtarët e rinj.

"Janë të qarta mesazhet se për herë të parë pas shumë vitesh BE-ja është gati për zgjerim dhe pranim të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030. Kjo përkon me qëllimin tonë dhe me çfarë po punon qeveria. Nëse i marrim vendimet e nevojshme në Kuvend që në vitin 2030 të jemi shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që do të bëhet anëtar i BE-së", tha kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Макрон повика на компромис со политичките сили во земјата за да се дојде до „јасно мнозинство“

Duke komentuar deklaratën e presidentit francez Emanuel Makron për “Evropa me shpejtësi të shumëfishta”, kryeministri kujtoi se ky formulim u përdor për herë të parë nga presidenti francez Fransoa Miteran në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Helmut Kohl në vitin 1994, në të cilën ka theksuar se ekzistojnë vende që nuk duhet të duan të heqin dorë nga monedhat e tyre vendase dhe nuk do të prezantojnë euron. Dhe kështu ndodhi, thotë Kovaçevski, duke theksuar se disa vende anëtare u bashkuan plotësisht, më shpejt, disa u bënë pjesë e Shengenit, e disa futën euron. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si shembuj ai përmendi Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë.

"Shembull më i mirë i më shumë shpejtësive nuk ekziston. Tani nëse nuk i sjellim vendimet e nevojshme kjo do të thotë se edhe Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të shkojnë para nesh dhe ne do të mbetemi në shoqëri të BeH-së dhe Kosovës. A duam ne të mbetemi në atë shoqëri? Ato janë shtete të cilat akoma kanë probleme elementare në funksionimin e vet. Unë nuk dakordohem që shteti ynë dhe qytetarët tanë të jemi në grupin me Kosovën dhe BeH-në në eurointegrime, sepse për momentin ne jemi para të gjitha shteteve në rajon", tha Kovaçevski.

Sipas tij, vendi ka qenë i izoluar 11 vite dhe në dhomën e pritjes së BE-së për shkak të politikave të VMRO-DPMNE-së.

“Ne kemi qenë 17 vite në dhomën e pritjes së BE-së, falë politikave të qeverisë së DPMNE-së, dhe 11 vite në izolim. E nisëm rrugëtimin tonë europian së bashku me Kroacinë. Sot, Kroacia është një vend anëtar i BE-së, një shtet anëtar i Shengenit dhe një vend që futi euron. Ndërsa ne vetëm i filluam negociatat vitin e kaluar. Mospranimi i vendimmarrjes sot do të thotë pikërisht kjo, pengimin e përparimit të shoqërisë sonë, tha kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 

Tetëdhjetë për qind nga qytetarët tanë, tha ai, janë për integrimin e shtetit në BE dhe nëse nuk miratohen vendimet në Kuvend, do të pengohet përparimi i vendit.

Duke e komentuar vizitën e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan, Gabriel Eskobar, ai tha se ajo ishte edhe një porosi e fuqishme se partneri strategjik i Maqeodnisë së Veriut, SHBA-ja jep përkrahje për ndryshimet kushtetuese me qëllim të anëtarësimit të vendit në BE.

Për kërkesën e opozitës për zgjehdje, Kovaçevski tha se VMRO-DPMNE prsëritë vetëm një fjalë: zgjehdje dhe nuk bën asgjë.

Ai konsideron se VMRO-DPMNE duhet për herë të parë në historinë e vet të guxojë dhe të mbështesë një proces strategjik për shtetin.

"Vendimi për vazhdim të rrugës evropiane nuk është vendim për mbështetje të Qeverisë por për mbështetje të eurointegrimeve, i asaj që dëshirojnë qytetarët - standard më të mirë jetësor, sundim më të mirë të së drejtës, demokraci më të mirë, drejtësi më të madhe sociale. Qytetarët tanë po shpërngulen në BE, nuk shkojnë atje ku nuk ekzistojnë këto përfitime elementare dhe fundamentale themelore nga BE-ja. Prandaj shteti duhet të jetë anëtare e BE-së", tha Kovaçevski.

Денес претседателот на ВМРО-ДПМНЕ, проф. д-р. Христијан Мицкоски во изјава за Канал 5 телевизија посочи дека ВМРО-ДПМНЕ нема да бара предвремени избори ако од Владата кажат НЕ на францускиот

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pardje në fjalimin në një tubim partiak në Shtip tha se ndryshimet kushtetuese janë të helmuara, të imponuara dhe të diktuara nga jashtë dhe populli është kundër në shumicë të madhe dhe prandaj VMRO-DPMNE thotë jo.

Sipas Mickoskit, vtin 2030 na e shesin si vit të ndritur që duhet të vijë në gjendje kur nuk ka garanca as se shteti do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2063. "Maqedonia ështël e lodhur nga premtimet e byrokratëve evropianë të cilët na rrahin shpatullat duke premtuar gjëra të nuk vijnë", tha ai.

Bashkimi Evropian duhet të vendos një kornizë kohore për zgjerimin e ri, sepse nëse nuk vendoset ky qëllim, BE-ja asnjëherë nuk do të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj, tha kryetari i

Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel mbrëmë në brifing me një grup korrespondentësh nga Brukseli tha se Bashkimi Evropian duhet të vendos një kornizë kohore për zgjerimin e ri, sepse nëse nuk vendoset ky qëllim, BE-ja asnjëherë nuk do të jetë e gatshme të pranojë anëtarë të rinj.

"Në atë mënyrë, justifikimet nuk do të jenë më të mundshme nga asnjëra anë. Një gjë është e qartë, nëse nuk vendosim një qëllim, nuk do të jemi asnjëherë gati", tha Mishel.

Sipas tij, caktimi i një date konkrete për zgjerimin do të inkurajojë BE-në që të përgatitet për këtë proces dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor ju jep një kornizë kohore specifike në përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Mishel në fjalimin në Forumin strategjik të Bled në fillim të kësaj jave deklaroi se BE-ja duhet të jetë gati të pranojë anëtarë të rinj deri në vitin 2030, gjë që shkaktoi reagime si në Bruksel ashtu edhe në mesin e vendeve kandidate për anëtarësim.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për koment rreth deklaratës së Mishelit në Bled, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant dje deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet politik për KE-në, por është një proces i bazuar në merita. Sipas saj, KE-ja nuk është e fokusuar në data, por në bashkëpunim të ngushtë me vendet kandidate për t'u përgatitur për hyrjen në BE.

Високиот претставник за надворешни работи на ЕУ, Јосеп Борел, не сака да ја коментира најавата на американската администрација за санкции против Меѓународниот кривичен суд, но рече дека ја пр

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel dje në konferencën për shtyp pas përfundimit të takimit joformal të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të Unionit në qytetin spanjoll Toledo deklaroi se vendosja e kornizës kohore për zgjerimin, mund ta mobilizojë energjinë e BE-së dhe të vendeve kandidate për anëtarësim.

"Ukraina do të bëhet anëtare e BE-së, e po ashtu edhe Ballkani Perëndimor. Por vendosja e një afati kohor (për zgjerimin) mund të mobilizojë energjinë tonë dhe energjinë e vendeve kandidate për anëtarësim, theksoi Borel, duke paralajmëruar se me propozim të presidencës spanjolle me BE-në në fund të muajit të ardhshëm do të mbahet një takim i përbashkët i shefave të diplomacisë së anëtarëve të Unionit me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai megjithatë theksoi se zgjerimi i BE-së është proces që bazohet në përmbushje të kritereve.

"Një vend do të bëhet anëtare kur t'i plotësojë të gjitha kushtet, por është e rëndësishme t'i jepet shtysë politike procesit", theksoi Borel, duke shtuar se vetë Unioni duhet të përgatitet për procesin e pranimit të anëtarëve të rinj. ab/

MIA Foto: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR