• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndjehet tërmet në Demir Kapi

Ndjehet tërmet në Demir Kapi

 Shkup, 11 tetor 2024 (MIA) -  Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në mbarë vendin, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematikor-Natyror  në Shkup, sot në mëngjes në orën 10 e 7 minuta, është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epiqendrore të Demir Kapisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0.

 Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e Negotinës dhe rrethinës, me intensitet të shkallës III sipas shkallës makrosizmike evropiane, informojnë  nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR