• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndihma nga BE-ja për rikonstruimin e sallës së Postës qendrore është e mirëseardhur, tha Kovaçevski

Ndihma nga BE-ja për rikonstruimin e sallës së Postës qendrore është e mirëseardhur, tha Kovaçevski

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Jam i lumtur që BE dëshiron të marrë pjesë në mbrojtjen e sportel- sallës së Postës në Shkup dhe veprën kulturore e cila gjendet në sallën. Atyre që janë në krye të Postës do t'ju sugjeroja të pranojnë ndihmën, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Do të duhet patjetër të kontrolloj për çfarë vendimi bëhet fjalë. Por jam shumë i lumtur që BE-ja dëshiron të marrë pjesë në mbrojtjen e asaj vepre të rëndësishme kulturore që ndodhet në sallën e Postës. Posta, sepse duhet të kuptojmë që Posta është një ndërmarrje e veçantë e cila ka një Këshill drejtues, një ekip të cilët janë përgjegjës për funksionimin e saj, për të pranuar atë ndihmë dhe për ta bërë atë sallë sporteli ashtu siç ishte, të paktën dhe që të mund të përdoret për qëllime që do të mund të përdoren nga më shumë qytetarë të vendit dhe gjithçka për të shijuar bukurinë e asaj kryevepre që është bërë shumë dekada më parë", tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve në lidhje me revitalizimin e sportelit të Postës nëse ka një vendim qeverie në sferën e marrëdhënieve pronësore dhe juridike për t'ia dorëzuar Ministrisë së Kulturës apo jo, pas prezantimit të investimit të parë të huaj të ZZHTI-së për vitin 2024".

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir së ka bërë një vërejtje personale për disa nga ndërtesat e Shkupit për të cilat tha se po humbin shkëlqimin e tyre ku përmendi Postën qendrore në Shkup dhe sugjeroi që sportel- salla të përdoret si vend për zhvillimin e aktiviteteve kreative.

Ndërtesa e Postës qendrore në Shkup në vitin 2021 është gjetur në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë për atë vit. Lista është përpiluar nga Evropa Nostra dhe Banka e Investimeve Evropiane e cila njoftoi në atë kohë se secili prej monumenteve të rrezikuara në listë do të marrë 10.000 euro grant për aktivitetet që do të kontribuojnë në ruajtjen e saj.

Këto dy organizata evropiane, kanë publikuar edhe një raport teknik për rikonstruktimin e objektit të Postës qendrore në Shkup me rastin e shënimit të 60 vjetorit të tërmetit në Shkup dhe theksojnë rëndësinë e restaurimit të këtij objekti të rëndësishëm që është pjesë e trashëgimisë arkitektonike. Ekspertët vlerësojnë se kostot totale për rehabilitimin e tij llogariten në 10 milionë euro me një kohëzgjatje të punës tre vjeçare. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR