• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndihmë japoneze prej mbi 300.000 euro për pesë projekte në shëndetësi, arsim dhe mjedis jetësor

Ndihmë japoneze prej mbi 300.000 euro për pesë projekte në shëndetësi, arsim dhe mjedis jetësor

Shkup, 22 shkurt 2024 (MIA) - Pesë marrëveshje për “Grant ndihmë për projekte të vogla për sigurinë njerëzore” në vlerë prej mbi 300.000 euro nga Qeveria e Japonisë janë nënshkruar sot pasdite në Shkup të cilat janë të destinuara për tre institucione publike shëndetësore, një shkollë dhe një komunë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve, e cila u hap nga ambasadori japonez në vend, Kazuja Ocuka, fjalime mbajtën zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariciq, në rolin e koordinatorit kombëtar për shpërndarjen e ndihmës së huaj në vend, ministrat e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i Shëndetësisë, Ilir Demiri, dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova.

 Ambasadori Ocuka theksoi se me këtë ceremoni festohet miqësia e fortë mes dy vendeve që vazhdon prej 30 vitesh dhe rikonfirmon mbështetjen që Japonia e jep për avancimin e ndihmës në fushat si shëndetësia, arsimi dhe mjedisi jetësor.

"Me këto pesë projekte do të kontribuojmë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, mjedisin arsimor për studentët dhe një mjedis jetese më të shëndetshëm për të gjithë. Në kuadër të nismës për Ballkanin Perëndimor, Japonia është fuqimisht e përkushtuar për të mbështetur Republikën e Maqedonisë së Veriut në zhvillimin social dhe ekonomik, i cili është shumë i rëndësishëm për integrimin në BE. Populli japonez është i lumtur dhe krenar që mund ta ndihmojë popullin e Maqedonisë së Veriut", tha ambasadori Ocuka duke u drejtuar në gjuhën maqedonase. 

Zëvendëskryeministri Mariçiq duke shprehur mirënjohjen e tij, theksoi se ndihma japoneze është konstante, e sinqertë dhe e madhe, ndërsa projektet në kuadër të programit të granteve për projekte të vogla për nevoja njerëzore, edhe pse të vogla, janë ende të shumta dhe shumë të rëndësishme sepse ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe avancimin e shërbimeve publike në të cilat të gjithë qytetarët kanë qasje.

 "Një përvjetor i rëndësishëm këtë vit është përkujtimi i 30 viteve të marrëdhënieve miqësore diplomatike me Japoninë, ndërsa mbështetja nga Japonia daton që nga vetë pavarësia e Maqedonisë së Veriut apo Maqedonisë në atë kohë. Gjatë kësaj periudhe Japonia ka dhënë një mbështetje të madhe përmes ndihmës zhvilimore  zyrtare   në disa sektorë të rëndësishëm për qytetarët, me vlerë mbi 265 milionë euro nga taksapaguesit japonezë. Synimi ynë është që me vendosmëri dhe në kushte të qëndrueshme ta çojmë vendin përpara në rrugën evropiane dhe të bëhemi pjesë e BE-së deri në vitin 2030. Por gjithashtu synimi ynë është të ndërtojmë lidhje të forta me mikun tonë, siç është Japonia, dhe që kjo ndihmë të jetë një urë shtesë dhe e fortë midis popujve tanë dhe shteteve tona", theksoi Mariçiq.

Në një video fjalim në  ceremoni shefi i diplomacisë, Bujar Osmani e theksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim teknik në vitin 2022 ndërmjet dy vendeve, e cila paraqet një bazë të rëndësishme për përparimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe gjithsesi edhe për lehtësimin e mundësive për implementim  të mbështetjes dypalëshe japoneze.

Me pesë projektet sigurohen rentgen digjital për ISHP Shëndeti Publik Negotinë, furniizm të automjetit komunal për komunën e Rankovcit, ekografi për mjekësi geriatrike dhe paliative në Shkup, rikonstruksionin e kulmit të SHF "Rade Kratovçe" në Komunën e Koçanit dhe përmirësimi i objektit të Klinikës Universitare për Kirurgji Digjestive në Shkup.

Që nga viti 1996, përmes projekteve të Programit për grante të vogla (GGP), Japonia ka financuar 182 projekte me vlerë 9.2 milionë euro. qa

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR