• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndihmë nga ZZHTI dhe IFC për kompanitë vendore, për investim të tyre në zona dhe angazhim si furnizues në firmat e huaja

Ndihmë nga ZZHTI dhe IFC për kompanitë vendore, për investim të tyre në zona dhe angazhim si furnizues në firmat e huaja

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Kompani vendore të mesme dhe të mëdha kanë mundësi që t'i përforcojnë kapacitetet e tyre eksportuese, të bëhen më konkurente, por edhe dukshëm t'i përmirësojnë performancat që të angazhohen si furnizues nga investitorët e huaj në zona. Për këtë do të marrin ndihmë në lloj të shërbimeve këshillimore nga ekspertë me renome, si dhe nga konsulentë ndërkombëtarë dhe lokalë, nëse aplikojnë në thirrjen të cilën e publikoi Drejtoria e ZZHTI (DZZHTI).

Siç u tha në promovimin e sotëm, ndihma e planifikuar teknike duhet ta përmirësojë edhe gatishmërinë e firmave që të investojnë në vend. Pas përfundimit me sukses të ndihmës teknike, kompanitë do të kenë mundësi që të kërkojnë mbështetje financiare për zbatimin e planeve investuese në kuadër të programeve të Drejtorisë dhe Qeverisë. 

Thirrja ishte publikuar më 29 dhjetor 2023, do të zgjasë deri më 15 shkurt 2024, deri në orën 14:00 dhe është projektuar për dhjetë kompani. Nëse është e suksesshme, me thirrjet e ardhshme do të përfshihen një numër më i madh i firmave. 

Sipas drejtorit të DZHTI, Jovan Depsotovski, deri më tani bashkëpunimi i kompanive vendore me kompanitë e huaja është në nivel të pakënaqur. Ai pret që të paktën dhjetë kompani nga thirrja aktuale për dy deri tre vjet të bëhen edhe pjesë e familjes së ZZHTI.

Në pyetjen e gazetarëve se cili është investimi i ardhshëm i huaj i cili do të hyjë në vend, ai u përgjigj se po përgatiten disa dhe do të paralajmërohen kur do të jetë e mundur. 

Në thirrjen publike mund të konkurojnë vetëm shoqata të regjistruara tregtare, aplikues të ardhurat vjetore të të cilëve nuk janë nën dy milionë euro dhe të cilat kanë jo më pak se 50 të punësuar, subjekte të cilat nuk kanë pasur humbje gjatë dy viteve të fundit kalendarike, ndërsa ekzistojnë të paktën tre vjet, aplikues të cilët janë me minimum 50,1 për qind pronësi të Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë pronë shtetërore/publike, si dhe kundër të cilëve nuk është nisur procedurë falimentimi ose procedurë likuidimi. Kusht është që edhe ata që aplikojnë të kenë shlyera detyrimet e duhura në bazë të shpenzimeve dhe kontributeve publike dhe kundër tyre të mos kenë filluar procedura për kryerje të dhunshme të pagesave.

Sipas Juxhin Osmonesku, menaxher programi në IFC, një mbështetje e tillë sigurohet edhe në vendet e tjera të rajonit. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR