• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndihmë mjekësore për katër zjarrfikësit të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Falishtes

Ndihmë mjekësore për katër zjarrfikësit të cilët morën pjesë në shuarjen e zjarrit në afërsi të Falishtes

Tetovë, 23 nëntor 2023 (MIA) - Zjarfikësit tetovarë edhe sot do të vazhdojnë me shuarjen e zjarrit në depot e ndërmarrjes Eurokom që ndodhet në rrugën drejt fshatit Falishtë. Zjarri është shuar tërësisht në objektin e ndërmarrjes për shitje, por ende ka zjarr dhe tym nga disa hapësira të depos.

Zjarrfikësit atje janë të pranishëm për mbi 24 orë dhe do të mbeten akoma.

"Është shuar tërë natën dhe do të vazhdojmë me punë edhe gjatë ditës. Kishte zjarr të madhm sepse kishte shumë materie ndezëse, ngjyra dhe llaqe, materiale ndërtimore, ngrohës uji. ka paur intervenim edhe me ujë edhe me shkumë, por nuk është shuar tërësisht, duhet të punohet akoma, ka zjarr dhe tym", deklaroi Avni Ameti, komandant i Njësisë territoriale zjarrfikëse Tetovë.

Për shkak të thithjes së tymit, ndihmë mjekësore në spitalin e Tetovës morën katër zjarrfikës.

"Tymi intensiv ishte shkaku për probleme me frymëmarrjen. Katër ishim në spital në të ashtuquajturin pastrim, morëm trajtim me oksigjen dhe infuzion", sqaroi Ameti.

Ai informoi se erdhën pjesëtarët e Armatës të cilët kryen matje për radiacion dhe parametra të tjerë, por nuk zbuluan lloj të tillë të ndotjes së ajrit.

"I lus nga Ministria e Mjedisit jetësor ta matin ndotjen e ajrit, të mos kalojnë dhe të mos vijnë këtu gazetarë dhe persona të tjerë pa maska për mbrojtje të fytyrës. Ky është rasti i dytë që intervenojmë në depo të madhe me materiale ndezëse, ndërkaq që nuk ka asnjë hidrant, kështu që parashtrohet pyetja se kush jep leje të tilla. Njëra ishte fabrikë për prodhimin e peletëve në Sedllarcë. Pamë se nuk kanë hidrantë në objekte. Kjo është punë e çuditshme, kanë materiale prej disa milionë eurove, ndërkaq nuk furnizohen me hidrantë", theksoi Avni Ameti, komandant i Njësisë territoriale zjarrfikëse Tetovë.

Pronarët e ndërmarrjes në bisedë cekën se këtu nuk ka pasur prodhim të ngjyrave dhe llaqeve siç informoi Qendra për menaxhim me kriza. Thonë se bëhet fjalë për objekt të shitjes me depo ku ka pasur të deponuara hekurishte, sanitari, pajisje mobilesh dhe prodhime të ngjashme, si dhe një asortiment i vogël ngjyrash dhe llaqesh. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR