• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndeshja Rumani- Kosovë ndërpritet shkaku i thirrjeve raciste të tifozëve rumunë

Ndeshja Rumani- Kosovë ndërpritet shkaku i thirrjeve raciste të tifozëve rumunë

Bukuresht, 16 nëntor 2024 (MIA) - Ndeshja e segmentit C të Ligës së kombeve ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës mbrëmë është ndërpre. Kjo ka ardhur për shkak se kombëtarja e Kosovës është larguar nga fusha pas provokimeve raciste të tifozëve rumunë. Pas një pauze të gjatë, arbitri ka ndërprerë ndeshjen.

Pas një përplasjeje në fushë të kapitenit Amir Rrahmani me futbollistin rumun Denis Alibec u përfshinë shumica e lojtarëve, ndërkohë që në tribuna kishte thirrje raciste dhe ksenofobike “Serbi, Serbi” si edhe hedhje të gjësendeve në fushën e lojës. 

Pas thirrjeve “Serbi, Serbi”, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani u kërkoi lojtarëve që të largohen nga fusha.

Ndeshja u ndërpre me rezultatin 0:0. Kombëtarja rumune pa këtë ndeshje është në vendin e parë në grupin 2 me 12 pikë, ndërsa Kosova është në vendin e dytë me 9 pikë.

Pritet vendim i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) e cila duhet të vendosë edhe për sanksionet eventuale.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR