• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndarja e granteve nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida

Ndarja e granteve nga thirrja e tretë e Fondit Rajonal për Sfida

Shkup, 25 prill 2024 (MIA) - Fondi Rajonal për Sfida (RCF) sot zyrtarisht do t'i ndajë grantet e fituesve të thirrjes së tretë, për arsim dhe trajnime profesionale të përpunuara në bashkëpunim ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional në rajon.

Në ngjarjen që do të mbahet në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë: Antoni Peshevi, drejtor ekzekutiv, Oda Ekonomike, Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federeale të Gjermanisë në vend, Lusien Aegerter, zëvendësshef i misionit në Ambasadën e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Moric Reme, drejtor i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim në Maqedonin e Veriut dhe Kosovë, Tatjana Shterjova Dushkovska, sekretareshë e përgjithshme, dhe Jelena Maniq Radoiçiq, zëvendësdrejtuesi i ekipit, Fondi i Sfidave Rajonale.

Pas tre thirrjeve të hapura, Fondi Rajonal për Sfida zotohet të mbështesë gjithsej 16 projekte me 85 kompani partnere në Maqedoninë e Veriut në një vlerë prej 7.13 milionë euro.

"Në thirrjen e tretë për projekt propozime, kanë mbërritur 155 deklarata të interesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilave 25 ishin nga Maqedonia e Veriut. Komisioni për zgjedhje vendosi që t'i financojë dy projektet më të suksesshme nga Maqedonia e Veriut me një shumë të përgjithshme prej 951.905 euro. Këto mjete do të shfrytëzohen për përmirësimin e infrastrukturës të institucioneve arsimore dhe për sigurimin e trajnimeve për pjesëmarrësit e programit për arsim kooperativ", thonë nga Fondi Rajonal i Sfidave. 

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) e inkurajon konkurrencën e qëndrueshme të bizneseve nga Ballkani Perëndimor 6 në rrugën drejt tregut të përbashkët të BE-së, duke mbështetur financiarisht arsimin profesional, i cili, në bashkëpunim me ndërmarrjet, duhet t'u përgjigjet nevojave për aftësi të caktuara. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR