• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndarja e çmimit shtetëror "Meto Jovanovski" 2023 - fitues është Platforma "Ballë për ballë" dhe Borçe Stojmenov

Ndarja e çmimit shtetëror

Shkup, 10 dhjetor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot në mesditë do të ndahet çmimi vjetor shtetëror "Meto Jovanovski" – mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut.

Për vitin 2023, ky çmim do t'i jepet Platformës për Zhvillim të Qëndrueshëm "Ballë për ballë" - një revistë jofitimprurëse, e pavarur në rrugë, kushtuar zhvillimit të qëndrueshëm, drejtësisë sociale, parimeve të barazisë, demokracisë dhe humanizmit, dhe Borçe Stojmenovit nga Kavadari, i cili mbledh laptopë dhe kompjuterë të prishur, prej tyre krijon të reja dhe ua dërgon familjeve të rrezikuara sociale.

Çmimi shtetëror "Meto Jovanovski" ndahet në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, 10 Dhjetor. Emrin e ka marrë sipas shkrimtarit Meto Jovanovski (1928-2016), kryetari i parë i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, e më pas kryetar nderi i tij. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR