Ndarja e çmimit shtetëror "Meto Jovanovski"
- – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të ndahet çmimi shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2024 – mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
- Post By Fitore Curri
- 07:56, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të ndahet çmimi shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2024 – mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në promovimin, mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
Këtë vit çmimi do t’i ndahet Shoqatës civile “Qendra për Komunikime të Qytetarëve” – Shkup dhe aktivistes Mila Miliç nga “Transforma”.
Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”, nën kryesimin e Aleksandra Cvetanovskas, ka marrë vendimin për fituesit e këtij viti të çmimit, i cili ndahet me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Njeriut. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s