• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndarja e çmimeve për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi

Ndarja e çmimeve për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi

Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Në organizim të Shoqatës së Maqedonisë së Veriut të juristëve të rinj në partneritet me UNHCR-në, Agjencinë e KB-së për refugjatë dhe Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë sot në Shkup do tl nbahet ndarja e dhjetë e Çmimeve për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi.

Çmimet ndahen në mbështetje të gazetarisë së jashtëzakonshme e cila e kthen vëmendjen drejt sfidave dhe rrëfimeve të refugjatëve dhe personave pa shtetësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Kjo ngjarje mbahet në prag të Ditës borërore të refugjatëve, e cila globalisht mbahet më 20 qershor - ditë kur e kujtojmë trimërinë dhe qëndrueshmërinë e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën, si dhe të përgjegjësisë sonë kolektive për të ofruar mbështetje dhe të jemi solidarë m refugjatët. Sipas Raportit vjetor të UNHCR-së, deri më maj të vitit 2024, numri i personave të zhvendosur me dhunë në botë arriti në 120 milionë, që është niveli më i lartë deri më tani. Kjo është rritja e 12-të e njëpasnjëshme vjetore, e nxitur nga konfliktet e reja dhe të vazhdueshme, si dhe nga dështimi për t'u zgjidhur krizat shumëvjeçare. Shkaqe kyçe për rritjen janë konfliktet në Sudan, ku deri në fund të vitit 2023 ka pasur 10,8 milionë perosna të zhvendosur, dhe trazirat në Republikën Demokratike të Kongos, Mjanmar dhe Gazë. Kriza siriane mbetet më e madhja me 13,8 milionë persona të zhvendosur me dhunë", thonë organizuesit e ngjarjes.

Nga atje shtojnë se komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi, bën thirrje për veprim urgjent nga komuniteti ndërkombëtar për zgjidhje të shkaqeve për zhvendosjen dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe thekson se pa bashkëpunim më të mirë, numri i perosnave të zhdukur do të vazhdojë të rritet, me çka do të shkaktohen sfoda të reja humanitare.

Numri i personave të cilët ikin nga konfliktet brenda vendeve të tyre u rrit në 68,3 milionë, që është pothuajse 50% më shumë në pesë vitet e fundit. Numri i refugjatëve dhe personave me nevojë për mbrojtje ndërkombëtare arriti 43,4 milionë, prej të cilëve 75% jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Edhe krahas sfidave, shton Grandi, raporti tregon edhe shenja të përparimit: mbi 5 milionë persona të zhvendosur në brendësi dhe 1 milion refugjatë janë kthyer në shtëpi në vitin 2023, ndërsa zhvendosjet në vende tët reta u rritën në pothuajse 160.000. ab/

Foto: Shoqata e Maqedonisë së Veriut e juristëve të rinj

 

QËNDRONI TË LIDHUR