• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndarja e çmimeve "Ability awards 2024" sot në Shkup

Ndarja e çmimeve

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me pengesa, në hotelin "Hillton" në Shkup, sot "Ability awards 2024" do të nderojë 20 individë dhe kompani, të cilët nxisin dhe avancojnë cilësinë e jetës së personave m pengesa. Ngjarja, me tapet të kuq, fillon në orën 18:30. Qëllimi është theksimi i arritjeve dhe rrëfimeve inspiruese të 10 personave dhe 10 kompanive të cilët janë kampionë të vërtetë për barazi dhe inkluzion, kumtoi ekipi organizues i solemnitetit.

Këtë vit, përmes konkursit të hapur, për çmimet "Ability awards 2024" u nominuan 40 persona inspirues me pengesa, të cilët përmes arritjeve të veta e prezantojnë fuqinë e vendosmërisë dhe kreativitetit. Ata janë nominuar në 10 kategori: 

01. Kulturë dhe art;

02. Arritje sportive;

03. Punëtor në sektorin e biznesit;

04. Punëtor në shkathtësi IT;

05. Lidership;

06. Punëtor në institucion publik;

07. Çmim për ndikim të jashtëzakonshëm të vetëdijes shoqërore;

08. Biznes-inovator;

09. Luftëtar për të drejta të njeriut;

10. Inovator inkluziv.

Kompanitë, ndërkaq, do të marrin dekorata në kategoritë në vijim:

01. Vendi më i mirë inkluziv i punës

02. Inovacione në qasje

03. Ndikim i bashkësisë

04. Mediume pa paragjykime

05. Lidership në llojllojshmëri

06. Fushatë inkluzive marketingu

07. Përfaqësim dhe politikë

08. Teknologji inkluzive dhe asistuese

09. Nismë sipërmarrëse

10. Përgjegjësi koorporuese sociale

Në mbrëmjen gala do të marrin pjesë prëfaqësues të alrtë nga bota politike dhe koorporative. Mes mysafirëve, pritet të jetë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.

Mbështetës mediatik të ngjarjes janë RTVM dhe MIA. ab/

Foto: "Ability awards 2024"

QËNDRONI TË LIDHUR