• e premte, 27 dhjetor 2024

Ndalohet hyrja ilegale e 11 emigrantëve gjatë kontrollit doganor të tre kamionëve nga Polonia ​

Ndalohet hyrja ilegale e 11 emigrantëve gjatë kontrollit doganor të tre kamionëve nga Polonia ​

Shkup, 6 janar 2024 (MIA) - Ndalohet hyrja ilegale e 11 emigrantëve shtetas të Sirisë, Pakistanit, Kamerunit dhe Kongos në tre raste të veçanta në hyrje të vendkalimit kufitar Bogorodicë gjatë kësaj jave dhe javës së kaluar, informojnë nga Drejtoria Doganore.

"Dy raste u zbuluan nga një ekip i lëvizshëm i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve pasi kontrolluan dy automjete mallrash me targa polake në hyrje të shtetit në Bogorodicë më 4 janar në orët e vona të mbrëmjes dhe më 5 janar në orën 4 të mëngjesit. Në të dy rastet emigrantët janë zbuluar në hapësirën e paletave të gjysmërimorkiove gjatë kontrollit me skaner mobil dhe në të dy rastet janë zbuluar nga 4 emigrantë nga Siria dhe Pakistani", thuhet në kumtesën e Drejtorisë doganore.

Rasti i tretë u zbulua nga zyrtarët doganorë gjithashtu në hyrje të vendkalimit kufitar Bogorodicë gjatë kontrollit të një automjeti transportues, i cili, si në rastet e mësipërme, kishte targa polake. Gjatë kontrollit të automjetit, siç u informua nga administrata doganore, tre migrantë nga Kameruni dhe Kongo u zbuluan në arkat ndihmëse për paleta. sa/

Foto: Drejtoria Doganore

QËNDRONI TË LIDHUR