• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndalohen dy të mitur për lëndimin e një 14-vjeçari në Shkup

Ndalohen dy të mitur për lëndimin e një 14-vjeçari në Shkup

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Nënpunësit policorë nga Njësiti për Punë të Brendshme Çair në SPB Shkup dje kanë privuar nga liria dy të mitur, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. 

"Nëpunësit policorë duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se rreth orës 13:35 në lagjen Shuto Orizare në Shkup, nga ana e dy të miturve me mjet të mprehtë i kanë shkaktuar lëndime një 14 vjeçari. I mituri i lënduar është dërguar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" për dhënien e ndihnës mjekësore", thuhet në njoftimin e MPB-së. 

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të parashtrohet kallëzim penal.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR