• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ndalesë për qarkullim në shumë akse rrugore në shtet

Ndalesë për qarkullim në shumë akse rrugore në shtet

Shkup, 16 dhjetor 2023 (MIA) - Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në akset rrugore në krahun Mavrovë - Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë - vendkalimi kufitar Deve Bair, Tetovë - Kodër e Diellit dhe Strumicë - Berovë.

Nga ora 10:00 është vendosur ndalesë për lëvizje të të gjitha llojeve të automjeteve motorike në aksin rrugor Berovë - Liqeni i Berovës, për shkak të reshjeve të mëdha të borës, ndërsa nga ora 10:30 edhe në aksin rrugor Tetovë - Kodër e Diellit, gjegjësisht nga fshati Lisec drejtë Kodrës së Diellit.

Komunikacioni në rrugët e tjera shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga data 15.11.2023 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim zgjat deri më 15.03.2024.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në teren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të hapura. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR