Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese në rrugët Manastir - Resnjë dhe Resnjë - Ohër
- Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Manastir - Resnjë përmes qafës malore Gjavatë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese.
Shkup, 23 dhjetor 2024 (MIA) - Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Manastir - Resnjë përmes qafës malore Gjavatë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese.
Nga ora 14:00 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Resnjë - Ohër përmes qafës malore Bukovë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese.
Më herët nga LAMM njoftuan se është vendosur ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, në aksin rrugor Dibër - Mavrovë, Tetovë - Kodra e Diellit dhe Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.
Nga LAMM njoftojnë se nga ora 11:55 është vendosur ndalesë e qarkullimit të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Dibër - Mavrovë.
Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Tetovë - Kodra e Diellit vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Gostivar - Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda të mallrave. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s