• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndalesë për kryerje të veprimtarisë për 30 punëdhënësit për shkak të mosrespektimit të masave për motin e nxehtë

Ndalesë për kryerje të veprimtarisë për 30 punëdhënësit për shkak të mosrespektimit të masave për motin e nxehtë

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Nga 164 inspektime të kryera, më së shumti në aktivitete ku ekspozimi ndaj energjisë termike është më i madh, 30 punëdhënësve u është shqiptuar vendimi për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë, deklaroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska.

Gjatë vizitës së sotme në kopshtin e fëmijëve “Koço Racin” në kuadër të fushatës “Ushqim i shëndetshëm për çdo fëmijë”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ajo tha se për shkak të masave dhe rekomandimeve të reja të qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta të ditëve të fundit, Inspektorati shtetëror i punës ka qenë vazhdimisht në terren dhe nga numri i përgjithshëm i inspektimeve, 30 punëdhënësve u është shqiptuar ndalesë për kryerje të punës.

Për shkak të valës së të nxehtit që përfshiu vendin, qeveria mori vendim që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna, të mos ushtrohen aktivitet fizik në ambientet e kujdesit për fëmijët dhe fëmijët të mos dalin jashtë nga ora 11:00 deri në 17:00, ndërsa njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe qendrat për punë sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit, të ofrojnë ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe njerëz të pastrehë.

"Organet shtetërore dhe ndërmarrjet dhe institucionet publike t'i respektojnë rekomandimet. Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në natyrë duhet të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punëtorëve të ndërtimit", thuhet në njoftimin e Qeverisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR