• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndalesë për automjete ngarkuese në Strazhë, Gjavatë dhe Mavrovë, e detyrueshme pajisja dimërore në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit

Ndalesë për automjete ngarkuese në Strazhë, Gjavatë dhe Mavrovë, e detyrueshme pajisja dimërore në rrugën Tetovë - Kodër e Diellit

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Komunikacioni nlë rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore. Reshje të dobëta të borës ka nëpër Maqedoninë perëndimore, ndërsa në pjesët e tjera të vendit reshjet janë me shi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot në mëngjes informoi se përdorimi i detyrueshëm i pajisjes dimërore (zinxhirët) nevojitet në drejtimin rrugor Tetovë-Kodër e Diellit, ndërsa ndalesë për automjete të rënda ngarkuese ka në qafat malore Strazhë, Gjavatë dhe Mavrovë.

Prej orës 07:50 është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda ngarkuese në grykën malore Presekë.

Nga DPHM informojnë se reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Në pjesët perëndimore dhe jugore do të jenë më të rrëmbyeshme ku do të bien mbi 30 l/m2. Në male dhe në viset më të larta, kryesisht në pjesët perëndimore reshjet do të jenë me borë. Do të fryjë erë e matur, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë prej 2 deri 7 gradë.

Në Shkup, mot i ngjashëm me reshje të shiut të cilat kohë pas kohe do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa në viset më të larta të luginës me shi dhe borë. Do të fryjë erë e matur, në disa pjesë të luginës kohë pas kohe erë e prëforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 5 gradë.

Më së shumti borë ka në Hanet e mavrovës (61 cm), ndërsa borë ka edhe në Krushevë, Kodër të Diellit, Dibër, Pretor, berovë dhe manastir. Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka në Dmeir Kapi (127 litra në metër katror). ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR