Ndalesë e importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe nën "EURO 5" dhe kufizim i importit të të rejave me "EURO 6" minimal, kërkon nisma O2
- – Ndalesë për import të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin “EURO 5” dhe kufizim të importit të të rejave me standard minimal “EURO 6”, kërkuan përfaqësues të nismës O2 në konferencën e sotme për media para Qeverisë. Siç sqaruan, sot do t’i dërgohet edhe kërkesë zyrtare, e mbështetur nga më shumë organizata civile, kryeministrit Hristian Mickoksi dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Fitore Curri
- 13:30, 13 dhjetor, 2024
Shkup, 13 dhjetor 2024 (MIA) – Ndalesë për import të automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin “EURO 5” dhe kufizim të importit të të rejave me standard minimal “EURO 6”, kërkuan përfaqësues të nismës O2 në konferencën e sotme për media para Qeverisë. Siç sqaruan, sot do t’i dërgohet edhe kërkesë zyrtare, e mbështetur nga më shumë organizata civile, kryeministrit Hristian Mickoksi dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Në drejtim të uljes së ndotjes së lartë dhe kërcënuese të ajrit në vend, shkaktar i një sërë sëmundjesh dhe vdekjesh në popullatë, veçanërisht duke pasur parasysh uljen e taksave të paralajmëruara për emetimin e dioksidit të karbonit dhe uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për importin e automjeteve nga viti 2025, kërkojmë që të ndalohet importi i automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin ‘EURO 5’ në vend, si dhe të ndalohet importi i automjeteve të reja. me standard minimal ‘EURO 6’. Vendimi të hyjë në fuqi më 1 janar 2025”, shkruhet në kërkesë.
Theksohet se automjetet lëshojnë më shumë se 200 komponime kimike toksike, të cilat automjetet më të vjetra i emetojnë në masë më të madhe.
Qytetarët të cilët ecin në këmbë ose vozisin biçikleta në rrugë, shtohet, të cilët presin në vendkalimet për këmbësorë, janë më të ekspozuar në këto substanca toksike.
“Fëmijët janë veçanërisht të ekspozuar, sepse këto emetime lëshohen në lartësinë e fytyrës së tyre dhe ata i thithin më drejtpërdrejt. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve duhet të jetë e para. Në këtë rajon kushte të tilla kanë vendosur Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Mali i Zi”, shtohet në kërkesën e nismës O2.
Siç ishte sqaruar më parë, kërkesa është në drejtim të uljes së ndotjes së madhe të ajrit në vend, arsyes për një seri të sëmundjeve dhe vdekshmërisë së popullatës.
“Ky aspekt aktualizohet me tatimet më të ulëta të paralajmëruara të emetimit të dioksid karbonit dhe uljes së tatimit të vlerës së shtuar për importin e automobilave nga viti 2025”, ishte theksuar.
Tatjana Çakulev në deklaratën për mediat tha se kërkesa do të dorëzohet sot, ndërsa ishte mbështetur nga 10 shoqata civile dhe nisma.
Eli Pesheva nënvizoi se kjo nuk nënkupton se ata nuk mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe se ua ndërpresin mënyrën e vetme të transportit në këtë qytet.
Tatjana Stojanovska theksoi se duhet të kemi kontroll në atë se çka importohet. fc/
Fotografia: MIA