Ndahen Çmimet për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa shtetësi
- Çmimet për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa nënshtetësi janë ndarë pasditen e sotme në Shkup organizuar nga Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë me UNHCR-në, Agjencinë e KB-së për Refugjatë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:05, 19 qershor, 2024
Shkup, 19 qershor 2024 (MIA) - Çmimet për raportim profesional për gjendjen e refugjatëve dhe personave pa nënshtetësi janë ndarë pasditen e sotme në Shkup organizuar nga Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë me UNHCR-në, Agjencinë e KB-së për Refugjatë dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.
Çmimi i parë i takoi Marija Tumanovskës për "Refugjatët ukrainas në Maqedoni: Jetojmë sot për nesër" publikuar në "Radio Evropa e Lirë". Vendin e dytë e fitoi Simona Petrovska nga televizioni "Telma" për "Kur sistemi prodhon viktima - Memet Kamberi shkon në amshim pa letërnjoftim". Çmimi i tretë iu nda Urim Hasipit për kronikën "Afrim Berisha nga Tetova ka dhënë ryshfet për dokumente personale" reportazh i transmetuar në televizionin "Koha".
Nita Çavolli, person për komunikim në Shoqatën e juristëve të rinj të Maqedonisë në deklaratën për MIA-n tha se ky është viti i dhjetë i ndarjes së çmimeve për raportim profesional për refugjatët dhe personat pa nënshtetësi dhe azilkërkues.
"Ky çmim është i rëndësishëm sepse mbi të gjitha sensibilizon shoqërinë ndaj vuajtjeve dhe vështirësive ku jetojnë këta persona. Konkretisht, në vendin tonë miliona refugjatë kanë kaluar në disa raste në historinë e re të Maqedonisë. Gjithashtu dhe për personat pa nënshtetësi të cilët në vendin tonë janë mbi 700 si të identifikuar. Tashmë jemi pranë zgjidhjes së shumicës së rasteve. Në gjithë këtë luftë, gazetarët kanë rol të madh", theksoi Çavolli.
Ajo shtoi se në nivel botëror, ende duhet të punohet në empati, në solidaritet dhe ky është mesazhi kryesor i Ditës botërore të refugjatëve këtë vit, gjegjësisht ditën e nesërme - 20 qershor.
"Të solidarizohemi dhe për t'i bërë njerëzit të ndihen të mirëpritur. Sepse përveç persekutimit, luftës, momentalisht është në rritje një valë e madhe e personave të cilët detyrohen të lënë shtëpitë e tyre për shkaqe ekonomike. Ajo është diçka që mund t'i ndodhë secilit dhe është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të ndjejë solidaritet", nënvizoi Çavolli.
Petrovska nga "Telma" e cila fitoi Çmimin në një deklaratë për MIA-n tha se është e lumtur që rrëfimi i saj i publikuar në qershor të vitit 2023, kontribuoi deri në zgjidhjen e problemit të rreth 1.000 qytetarëve që t'ju zgjidhen problemet. rq/
Foto: MIA