• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndahen çmimet nga programi IPARD 3 për vitin 2021-2027

Ndahen çmimet nga programi IPARD 3 për vitin 2021-2027

Shkup, 20 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot, së bashku me drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev ndau kontrata nga programi IPARD 3 për vitin 2021-2027.

 Marrëveshjet kanë të bëjnë me masën 1, Investime në mjete bazë të ekonomive bujqësore dhe masa 7, Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve. Mbështetja financiare përbëhet nga 75 për qind të mjeteve të buxhetit të BE-së dhe 25 për qind mjete të siguruara nga buxheti i shtetit. Mbështetja e përgjithshme financiare për masën 1 arrin 18.893.333 euro, përkatësisht 1.171.764.533 denarë, ndërsa për masën 7 është 11.400.000 euro ose 707.028.000 denarë.

"Sot janë nënshkruar 30 kontrata nga gjithsej 76 nga masa 1 për të cilat shpenzimet totale të pranueshme për kontratë janë 214.737.900,00 denarë, gjegjësisht 3.494.514 euro, ndërsa shuma e bashkëfinancuar është 141.279.000,00 denarë përkatësisht 2.299.000 euro. Nga masa 7 janë shkruar 6 kontrata për të cilat shpenzimet totale të pranueshme për kontratë janë 90.379.675,00 denarë, ndërsa shuma e bashkëfinancuar është 54.488.543,00 denarë, gjegjësisht 886.713,00 euro. Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave besojnë në potencialin e bujqësisë së Maqedonisë dhe rrjedhimisht të fermerëve. Në vazhdimësi bëhen angazhime për zhvillim të barabartë të bujqësisë në çdo pjesë të vendit", thekson MBPEU. sa/

foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR