• e diel, 24 nëntor 2024

Ndahen Çmimet kryesore të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë

Ndahen Çmimet kryesore të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë
Strugë, 28 gusht 2022 (MIA) - Kensaku Tanikava, (djali i laureatit të edicionit të 61-të të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë), poetit japonez Shuntaro Tanikava në emër të babait të tij sonte në “Urën e poezisë” në Strugë ka pranuar Çmimin kryesor të festivalit "Kurora e Artë". Në kuadër të ceremonisë, çmimi “Kurora e Artë” i është dorëzuar edhe laureatit të vitit 2020, poetit izraelit Amir Or. Në tubimin ndërkombëtar të poezisë "Urat", janë ndarë edhe çmimet "Vëllezërit Milladinovi" për poetin dhe përkthyesin letrar maqedonas Zoran Ançevski dhe "Urat e Strugës" që UNESKO dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë e ndajnë për poetin- debutues më të mirë, poetin italian Xherardo Mazuço. Përveç fituesve të Çmimeve, në aktivitetin poetik poezi lexuan edhe poetë nga vende të ndryshme të botës duke e bërë Strugën për herë të 61-të kryeqytet të poezisë. Edicioni i sivjetmë i Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, sipas drejtorit të Festivalit, Todorçe Tasevski, pas dy edicionesh në kushtet e pandemisë u kthye në formatin e njohur. “Mund të them se jam i kënaqur me edicionin. Ofruam një koncept të ri në ceremoninë e hapjes dhe mbylljes, interpretim autorial ‘T`gaz a jug’..., pastaj regjia e ngjarjeve ka qenë e Zoja Buzalkovskës, skenografia e studios OTP, ndërsa dizajni nga artisti strugan Enkel Dika”, deklaroi Tasevski për MIA-n. “Mungesa fizike e Shuntaro Tanikavas i cili për shkak të moshës nuk ishte fizikisht i pranishëm është zëvendësuar me praninë e djalit të tij, kompozitorit dhe pianistit të njohur japonez, Kensaku Tanikava i cili pranoi ‘Kurorën e Artë’ në emër të babait të tij, ndërsa në kuadër të portretit të laureatit në kishën ‘Shën Sofia’, mbajti një performancë mbresëlënëse muzikore”, theksoi Tasevski. Manifestimi filloi të enjten me ndezjen tradicionale të flakadanit të festivalit dhe leximin poetik “Meridianët”. Në kuadër të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë nesër do të mbahet lexim ndërkombëtar poetik në pllajën para Muzeut të artit bashkëkohor në Shkup.

QËNDRONI TË LIDHUR